Shëtitje në mal

20160118_130733Para disa ditësh, ju kujtohen ato ditët më të ftohta? Kur sa nxirrnit hundën jashtë jorganit ju dukej vetja si Di Caprio i Titanikut? Pikërisht, me disa miq u kujtuam të bënim një xhiro në Dajt. Ide e mirë! Por thamë pse të mbyllemi në lokal? Të bëjmë piknik! Ide e keqe! Kurrë mos bëni piknik në borë . . . veç në qofshi eskimez. 😊😆 Gjithsesi kaluam bukur. Bora për ne që e shohim kaq rrallë ka një si lloj magjepsjeje. Magjepsja kaloi shpejt kur filloi mpirja! Ndërsa shihja shokë e shoqe duke lozur me borë vura re se poshtë dëborës kishte lloj lloj plehrash e gropa të hapura. Sa keq thashë, bora më kujton ca njerëz . . . E në mendje u mpiksën këto vargje:

 

E bukur borë e bardhë, e pastër. E butë, e kadiftë
Hipokrite bora, poshtë fsheh plehra, baltë.
Dy fytyra ka bora
Të gënjen me lojëra naive
Fsheh gropa të pabesa
Nuk e di nëse e dua atë bardhësi që fsheh kaq shumë. Gënjen aq shumë.
E bukur bora mbetet . . . por unë kam hall kur të tretet.

Advertisements

Në dimër . . .

Na kap një mërzi e përbashkët. Sidomos për ata si unë që funksionojnë me energji diellore. Ndjeva një ditë dëshirën e një drite floriri, të ngrohtë. Ashtu si dielli në dimër edhe gjëra të reja janë luks këto kohë. Atëherë bleva një bojë “spray” ngjyrë floriri. (Mund ta gjeni në çdo dyqan materialesh ndërtimi) Sinqerisht mora kot, leva tavolinën e mesit, disa korniza shumë të vjetra, shishe parfumi të mbaruara. Të gjithë kemi diku ndonjë gjë që na vjen keq të hedhim. Pranojeni! Me vetëm 300 lek mbusha shtëpinë me sende të reja. Si thonë gjyshet – Njeriu vuan për mend e jo për pare – 🙂 Nëse doni të shikoni edhe sende të tjera që kam lyer veç shkruani tek komentet. Kalofshit mirë!

IMG_20160116_073509

Hajdeseflasim 

Faleminderit shumë që po lexoni faqen! Më lumturon të shkruaj por nëse as kush nuk lexon është pak e çuditshme. Dua të ndaj me ju pak nga jeta ime, shijet e mia, idetë dhe gjëra të bukura. Por le të mos i prishim surprizat! Ndërkohë uroj nga zemra të kënaqemi! Ju uroj çdo të mirë. Para një viti pak a shumë  e nisa me titullin Letëflasimsishoqe, tani e gjeni të ndryshuar në Hajdeseflasim. Uroj se tani do gjejnë veten të gjithë.

Hajdeseflasim