Shëtitje në mal

20160118_130733Para disa ditësh, ju kujtohen ato ditët më të ftohta? Kur sa nxirrnit hundën jashtë jorganit ju dukej vetja si Di Caprio i Titanikut? Pikërisht, me disa miq u kujtuam të bënim një xhiro në Dajt. Ide e mirë! Por thamë pse të mbyllemi në lokal? Të bëjmë piknik! Ide e keqe! Kurrë mos bëni piknik në borë . . . veç në qofshi eskimez. 😊😆 Gjithsesi kaluam bukur. Bora për ne që e shohim kaq rrallë ka një si lloj magjepsjeje. Magjepsja kaloi shpejt kur filloi mpirja! Ndërsa shihja shokë e shoqe duke lozur me borë vura re se poshtë dëborës kishte lloj lloj plehrash e gropa të hapura. Sa keq thashë, bora më kujton ca njerëz . . . E në mendje u mpiksën këto vargje:

 

E bukur borë e bardhë, e pastër. E butë, e kadiftë
Hipokrite bora, poshtë fsheh plehra, baltë.
Dy fytyra ka bora
Të gënjen me lojëra naive
Fsheh gropa të pabesa
Nuk e di nëse e dua atë bardhësi që fsheh kaq shumë. Gënjen aq shumë.
E bukur bora mbetet . . . por unë kam hall kur të tretet.

Advertisements

10 mendime mbi “Shëtitje në mal

  1. Mos na kujtoni borën se po na del nga hundët. Shaka.
    E di ,të tregohem e sinqertë mua më pëlqen shumë bora. Nuk e di por kam vënë re se edhe ajri që thith më shijon. Është kaq i pastër që më mbush. Është e vërtet që ka edhe sfidat e saj (kur je jashtë gjithë kohën) edhe këmbët të bëhen qull,por edhe kjo ka bukurin e vet. e vetmja gje qe s’më pëlqen është kur bie dhe zë shtres pas shtrese e ti nuk e di ku të vësh këmbën se ke frik që poshtë shtresës së parë është akulli i shtresës së dytë e ti bën një fiuu rrëshkitje që se di si përfundon. Ose kur shkrin dhe rugët mbushen me bor të shkrirë të përzier me balt. E di ,nëse ndonjë makin kalon me shpejtësi të bën qelbur nga koka te këmbët .

    Hej të vjen dorësh të shkruash poezi? Ke menduar te shkruash ndonje liber?

    Pëlqejeni

  2. kur isha e vogel dhe me pelqente dicka shume, babi me thoshte gjithmone,e bukur e bukur debora por dalin qente naten dhe e ndyjne,por nuk merret vesh sot se kush e ndyn deboren me shume, qente apo njerezit.
    ai donte te me mesonte nje mesim te madh, te shkoja pertej shkelqimit qe dukej, te zbuloja ato cfare fshiheshin nga pas

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s