Adoleshente e mençur!

Para disa ditësh pata kënaqësinë të njihja një vajzë nga fundi i adoleshencës. E ëmbël, e ndrojtur, e dëlirë si pak. Mendova se vajza të tilla ishin sosur . . . Mjerisht kur ke një të ri përpara, të vjen natyrshëm të mendosh se duhet ta ndihmosh. Po, futesh në rolin e të gjithdijshmit. Fillon me leksione të gjata, të mërzitshme. Nejse, ndërsa flisnim ajo këputi një fjali mbresëlënse. Duke folur për shoqërinë tha:

image

-Që të gjesh shoqe të mirë duhet të jesh shoqe e mirë e vetes-

Sa e habitshme! Mua më janë dashur vite që ta kuptoja e ta pranoja. E po kaq vite që të arrija të bëhesha shoqe e mirë me veten. U ndjeva lehtësisht xheloze që ajo e dinte këtë që 18 vjeçe ndërsa mua më është dashur të pres e të vuaj ca . . .
Mësova se gjithmonë mund të mësosh edhe nga më të rinjtë. Mësova se nuk duhet të kem mendjen të jap leksione por dhe të dëgjoj . . . e të marr nga të rinjtë.
Ç’mendoni për thënien?

Advertisements

17 mendime mbi “Adoleshente e mençur!

  1. Ne fakt te gjithe jemi vone.
    Vetem se nuk jam e sigurt se si behemi shoqe me veten. Ka ndikim kujdesi per veten dhe te kuptuarit e ndjenjave dhe personalitetit tone. Por eshte po kaq e rendesishme te perfshihemi ne jeten perreth nesh, ne aktivitete, njerez e te jemi produktive. Duke dale pak nga vetja mbase i shohim gjerat ne perspektiven e duhur: Jo ta harrojme veten tone, as ta bejme qendren e universit.

    Pëlqyer nga 1 person

  2. Vërtet, edhe jeta bëhet më e lehtë kur arrin të jesh shoqe me veten!
    Thuaj shyqyr që e kuptuam sado vonë…më mirë se kurrë!
    😁
    Eh, po këta të rinjtë e sotëm dinë të jenë praktikë në ca gjëra! 😁😁😁

    Pëlqyer nga 1 person

  3. Shumë me kuptim shprehja dhe shumë i bukur meditimi yt.Flm që e ndan me ne. Sa e vërtetë që skemi pse të jemi të preokupuar për të dhënë veç leksione kur jemi me të rinjtë por të dëgjojmë më shumë. Mund të mësojmë shumë dhe nga ata!

    Pëlqyer nga 1 person

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s