Tiranën e marr hua e bëj timen

fb_img_1464690632420.jpg

E shajmë dhe e rishajmë. Ka pluhur, rrugët gjithmonë në rregullim e sipër, makinat  e padisiplinuara . . . këmbësorët dhe më keq! Ka akoma sigurisht . . . por kam qejf t’ju them gjërat që pëlqej. Tirana ka atmosferë, po të rrëmujshme, por plot jetë. Kafenetë e bukura, të çdollojshme janë plot e përplot. E di e di . . . ka kritika dhe për këtë disa bezdisen se ka njerëz që e shtyjnë jetën kot nga një tavolinë tek tjetra. E di e di . . . vjen nga papunësia . . . Por a ke menduar sa bukur është se Tirana i ofron edhe të varfrit mundësinë për të dalë? Mundësinë për të shijuar një muhabet, një gazetë, një libër, një takim me shoqe. Atmosfera që krijohet është kaq festive. Ulu ndonjëherë vetëm, merr një libër bëj sikur lexon. Është estradë. Do gjesh një çift që zihet pa pikë turpi në mes të lokalit. Dy çuna njomcakë me gazetën e hapur për të gjetur punë të shkretët. Dy pleq me republikë që mburren, zëri i tyre bubullues mbulon edhe muzikën pop në sfond. Të duket vetja spektator dhe aktor! Sa më pëlqen të shoh njerëzit nga dritarja, shikon paradokse, por ka jetë. Jetë herë e vështirë, e padrejtë ama jetë. 

Më pëlqen Tirana sepse je një hap nga aktivitetet artistike, shumë shpesh të arritshme. Teatri, opera, koncerte . . . nuk ka veç shfaqje të rëndomta. Gëzoj qytetin që . . . e marr hua e bëj timin. Gëzoj shëtitjet e pafundme. Gëzoj rrëmujën shumëngjyrëshe të tregjeve . . . xixa, ngjyra, mall kinez, plastikë, cohat turke. Pse jo, era e qofteve, era e petullave, kokoshkave. Muhabetet që hapen rastësisht . . . për çudi gruaja në autobus të tregon gjithë hallet e saj vetëm në kohën e një stacioni. Gallatë!

Tirana të lodh por unë e dua! Tirana ka atmosferën e duhur për mua.

Nëse ju pëlqen mos harroni të bëni Like. Ky blog është publik pra mund ta bëni share si të doni e sa të doni. ☺

Shumë faleminderit!

 

Advertisements

5 mendime mbi “Tiranën e marr hua e bëj timen

    1. Më vjen mirë. Të shohesh Tiranën ndryshe … mund të jetë të shohim veten ndryshe. Shumë faleminderit komentove!
      Kjo është dhurata më e bukur për mua! Uroj të vazhdosh të lexosh dhe të komentosh. Cili është qyteti i Shqipërisë ku do të doje të jetoje?

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s