Ti je e bukur 

Ti je e bukur por asnjë nuk ta thotë. Je e bukur sepse nuk e di as vet . . . akoma. Tani pasqyra  të gënjen pak. Sytë . . . le të jenë të mbuluar me syze, të nxirë nga lodhja, të fryrë nga të qarat. Ti je e bukur. Flokët janë a s’janë më me shkëlqimin e duhur . . . të bien, të ngjiten? Je prapë e bukur. Ato ditë kur lëkura lufton ashpër kundër teje . . . e nuk njihesh më. Mos harro se ti je e bukur. Je e bukur sepse ti je qenie e fort, do të rrihesh nga era e acartë e kritikave por prapë, ti mbetesh. Je e bukur sepse do të digjesh nga përvëlimet e zemrës por prapë, ti mbetesh. Fjalët të vrasin, shikimet të shpojnë. Kunjat e shoqeve të shkulin dhëmbët e buzëqeshjes. Komentet e burrave injorantë të ulin pak kokën, nuk ke pse, pasi je e bukur. Nëse asnjë nuk ta thotë, e dashur shoqe e panjohur ta them unë: Je e bukur sepse je Ti.

Advertisements

15 mendime mbi “Ti je e bukur 

  1. Kjo eshte tamam ajo qe duhet te bejme cdo dite: t’i japim vleren e duhur vetes se jemi krijuar ne menyre unike dhe te mrekullueshme. Secili me bukurine e vet te vecante😗😍
    I ke dhene emfaze bukur dhe thjeshte si gjithmone 😙😙

    Pëlqyer nga 1 person

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s