Kam nevojë për ndihmë!

Nisa të shkruaja blogun me qejf të madh… pas një viti e ca … jam më e kënaqur se dita e parë! Shumë faleminderit! Kam kaq shumë ide që më vërtiten në mendje … mezi pres ti ndaj me ju! Ka lindur një problem i vogël, emri i blogut. Mendoja se do flisja për gjëra që do të ishin vetëm me interes femëror, gabova! Pra para se të vazhdoj të publikoj dua të ndryshoj titullin e blogut. Më vjen pak keq se u lidha pak emocionalisht, por më mirë tani se më vonë! Jam e lumtur megjithatë që jam në këtë pikë dhe mund të ecim përpara!

2016-10-08-16-44-22.jpg Pra Letëflasimsishoqe mund të bëhet … Më thoni ju! Nëse keni ndonjë ide … mund të komentoni edhe më lehtësisht në Instagram!

 

Një ditë me mua!

Sot Tirana më bëri  një dhuratë! Më fali shijen e një gjëje të thjeshtë! Shkova tek Pazari i ri, mënëfund mund të quhet i tillë! U zbavita jashtë mase!

Pastërti, rregull, ide të reja, mundësi  të reja… të gjitha këto akoma të shoqeruara  nga shija e vjetër tradicionale, bukë e qofte. 

E pëlqej të renë por kam gjithmonë frikë mos shaktërron vlerën  e së kaluares. Prandaj u kënaqa  shumë kur pash se ishte ruajtur  stili i Pazarit! Ndërtesat kanë tani përsëri  identitetin  e tyre!

Pazari i  ri llokum. Pazari besoj se do të jetë aktivitet  i pëlqyeshëm, ku dhe të moshuarit  mund të përfitojnë  për të pirë një kafe në diell.

Pallatet e lyera me motivet shqiptare, sikur  qylymet janë nderë në qiell … të bëjnë të ndihesh në shtëpi.

Vjen dëshira të blesh kur sheh mallin mirë, kur ka pastërti, kur shitësi është  i motivuar  dhe të pret me buzëqeshje.

Markata e peshkut

Vjen dëshira  të mbëstesesh nismat të reja të tregut.

Vjen dëshira … të shijosh traditën  e rizbuluar që për tepër  kohë ishte nën gërmadhë. Poshtë Pastiçeria Reka

Po nuk bleve në Pazar të ri, s’je Tirons s’je vendali!

Pranvera

Po sikur t’ju thoja se e urrej Pranverën? Ajo është e bukur! Çelin lulet, lulëzojnë pemët edhe vazot në ballkonet më të harruara. Çdo gjë duket më e bukur, rrugët, trotuaret, bahçet më të rëna. Të rinjtë lënë orët  e mësimit. Vajzat hollojnë veshjet, djemët rrinë qosheve. Edhe njerëzve më të rëndomtë u bie një nur rastësishëm. Dashuria shpërthen si sythat e parakohëshme e budallaqe. Çdo cep mbulohet nga një hije rozë që supozohet të të lumturojë. Zogjtë cicerojnë…Unë?

Refuzoj  të bëhem viktimë e këtij mashtrimit kimikë. E pse u dashka  koha, moti të diktojë humorin tim? Sigurisht,  dua të jem e kënaqur  por jo pavetëdije. Jo pa arsye, jo pa dashje. E urrej Pranverën kur përpiqet  të më mashtrojë e pafytyrë dhe shendever. Oh po … le të çelin të gjitha  … le të dashurohet dhe ky brez  budallenjsh. Unë do mbetem hundë e buzë  … vetëm, duke luftuar kundër Pranveres.

Dëgjoje Pranverën 

 

Etika në rrjet 

Edukata, mirësjellja nuk është thjesht  një kod. Përcjell sipas meje, mirësinë dhe vlerën e brëndshme të çdo njeriu. Ndonëse zakonet ndryshojnë, mirësjellja buron nga një shpirt të mirë, me vlerë. Shpejtësia e përdorimit të internetit nganjëherë por dhe shpesh,  na bën arbut, të menduar, të ashpër. Ki kujdes kur shkruan apo komenton. Do të dukesh edhe atje se kush je!