Etika në rrjet 

Mos u ndjeni të detyruar të bëni “like” do të mbijetojnë!

Advertisements

#letëflasimsishoqe 

Po po le të flasim! 😂 Kjo do jetë një hapësirë veç  për “shoqet”. Atëherë mendova të ndaj me ju pazarin e sotshëm. A nuk bëjnë kështu shoqet?

 Ndjeva nevojën të organizoja  pak trurin dhe thash të filloj  nga dollapi. 😊

Gjeta këto kosha  të leverdisshëm. Do ti përdor si “sirtare”. Dollapi është  pa kanate…Ndoshta  do t’jua tregoj një  ditë.

Këto kutiçka të palosshme janë fiks  për të organizuar  sende të vogla  dhe të brëndshmet … janë shumë lirë.

Këto kutia prej cope janë shumë të bukura… Pak Paris duhet gjithmonë. 😍

Kam vënë re se të vë në rregull sirtaret  më ndihmon të vë në rregull  mendimet… 😉  – Blerjet i bëra tek Jumbo

 

Ëndrrën e ndjek

Realiteti është i rëndë. Më rëndon frymën. Më lodh, më mpin. Ëndrrën e ndjek.

Prandaj ia vlen të hash bukë e art. Të ngopesh me fantazi. Të harrosh për një çast a dy, kasaphanën që të rrethon. Të harrosh trishtimin midis tylit dhe ngjyrave, xixave dhe fjongove.

Ëndrrën e ndjek se realiteti nuk më shkon. 

Pallati i kongreseveLiqeni i mjellmave nga Teatri i Operas dhe Baletit.

Mënëfund mësova 

… se nuk mund të varet lumturia ime nga të tjeret. Jo, as nga humori i ndryshueshëm  i tyre. Nuk ndryshon jeta ime nëse miqtë që kam nuk bëhen të gjallë  a nuk mund të jenë dot me mua. Nëse ata që kam pranë  nuk janë kurrë të kënaqur. Mësova se jam unë përgjegjëse  nëse jam apo jo e lumtur.  Situatat ideale nuk ekzistojnë  ka gjithmonë diçka që nuk shkon.  Por kjo nuk duhet të më ndal të jem e kënaqur. Njerëzit  që na rrethojnë  janë shetitës në oborrin tonë. Por lulet çelin veç nëse ne i mbjellim…dhe asnjë s’ka të drejtë ti shkulë. Mësova se unë jam e vetmja  përgjegjëse  të lumturisë  sime.

Etika në rrjet 

Të gjthë pa dashje  kopjojmë njëri tjetrin. Asimilojmë shijen e përbashkët. Të kopjosh haptazi ama apo të marrësh idenë e tjetrit dhe ta përvetësosh është e ulët. Shumë e trishtueshme sidomos për atë që e bën. Shpërndaje imazhin nëse të pëlqen.

Kështjella

Ka shumë kështjella. Evropa mbahet për kështjella, të bukura, të zymta, të rrënuara apo të mbajtura. Më pëlqen ti vizitoj, të zbuloj e mbi të gjitha të fantazoj. Shqipëria ka plot kështjella të famshme… prap ndërtojnë të tjera në formë lokali.

 

Ka ca kështjella të frikshme, janë ato me mure të larta mendore. Ato janë ndërtuar  me gurë  krenarie, ambicie,  smirë. Ato qëndrojnë të larta e të ftohta. Asnjë nuk futet  pa luftuar. Në këto  kala nuk depërton asgjë, as shigjet as peshqesh. Janë të ngrira dhe pa jetë kalatë njerëzore që fshihen pas fasadave madheshtore. Madheshtore në fakt  është  veç injoranca  e tyre.

Fotografi nga lokali Residence Illuminatum Vizitojeni…

Vajzë Shkodrane

Flori rrëshqet nga supet e larta.

Mjaltë buron nga hojet e shpirtit.

Puhizë kur dorën në flokë e çon.

E bukur hënëz, shpërndan dritë natës së hirtë.

Syrin e mprehtë e mbajttë me vete, e therttë  djalin në zemër.

Oh e bukur lëkur-ndritur, shkëndije malesh, ndize jetën!

Pictures credit  hiddencookiejar