Në autobus-Po qesh dhe unë

Këtë po e shkruaj si pa e menduar gjatë dhe pa ditur as pse.

Sikur autobusat mos të ishin mjaft të shpifur, të nxehtë, plot me njerëz duhet të më ndodhte dhe kjo…

Ajri ishte kaq i rëndë sa mendova se do më binte të fikët. Ok, nuk dua të dukem as nazelie as snobe por … a ka mundësi të vij era bagëti një vend që trasporton njerëz? Nejse, pa kritikuar njeri se jemi të ndryshëm dhe dita e rëndë, e gjatë dhe e lodhëshme mund të ketë shkaktuar pa dashje avuj dhe aroma të papërshkrueshme. PRA?

Pra për të mbijetuar nxora freskoren që të arrija të merrja disi frymë midis shitëses së qumështit dhe xhaxhit të dehur. Sapo e nxora, një vajzë më pa e habitur dhe filloi të qeshte. Jo të buzqeshte as të nënqeshte. Të qeshte! Nuk arrinte ta mbante … sa nisi të lotonte. Nuk arrija të besoja se unë isha shkaku i gjithë atij gaz. Gaz paç moj vajzë thash me veten. Pas disa stacionesh, pranoj ajo e qeshur filloi të më bezdiste. Nuk arrija ta kuptoja. Filloja ta shija ngultas në sy duke menduar se do të pushonte. JO! Vazhdoi të qeshte deri në stacionin e saj. Nja dy rradhë më poshtë pash një grua tjetër që po valëviste freskoren e saj. Kjo më ngushëlloi kaq shumë sa desh e thirra për së largu!

Pra, qenka normale të vish erë, të shtysh, të ngjeshesh, të mos paguash bileten, të hysh i pirë, të mos hapesh rrugë, të ulërasësh, të bësh kërkime në hundë, të lësh plakën në këmbë por absolutisht jo të hapësh freskore!

Ok tani po qesh dhe unë … 🙂

Hajdeseflasim!

 

Advertisements

4 mendime mbi “Në autobus-Po qesh dhe unë

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s