Një plan i mirë të jep liri. Si? Kur e di çfarë duhet të bësh tashmë ndihesh më i qetë. Plani duhet të pasqyrojë aktivitetin tënd por dhe tipin. Nëse je tip spontan dhe i/e çlirët mos ekzagjero me programin. Do të zhgënjehesh nëse nuk arrin të bësh çdo gjë. Nëse je tip strikt, jepi! Mos harro ama të shtosh në planin tënd dhe zbavitjen!
Ndaje planin tënd sipas kohës së zbatimit.

- Çdo ditë
- Çdo javë
- Çdo muaj
- Çdo vit
Gjërat kryesore në një shtëpi mund të ndahen në tre grupe
- Blerjet dhe gatimi
- Pastrimi
- Larja dhe hekurosja e rrobave
Vendose një ditë për çdo aktivitet. Për shembull unë përpiqem që një herë në javë të merrem me hekurin, të martave. Mjafton 1 ose 2 orë. Nëse e bëj rregullisht mali i rrobave bëhet kodër e nga kodër në fushë!
Plani të duhet edhe në blerje. Mbaj një listë të sendeve që i duhen shtëpisë gjithmonë. Lista të kursen kohë dhe para.
Unë mbaj një listë të përhershme për çfarë duhet. E ndaj në Ushqimore, Pastrimi, Kozmetike. Në këto lista janë gjërat pa tē cilën shtëpia nuk bën dot.
Për shembull tek Pastrimi
- Uthull
- Ilaç enesh
- Ilaç rrobash pluhur
- Ilaç rrobash lëng
- Klor
- Letër higjienike
- Sfungjer dhe copë pastrimi
- Ilaç shumë përdorimësh
Po kaq, sigurisht ju keni nevojat tuaja dhe lista juaj do të jetë ndryshe. Por sigurohuni që të shkruani veç të domosdoshmet. Kjo të ndihmon të kesh kontroll! Sa më shumë planifikon aq më shumë do të jesh i lirë të bësh atë që do!
Do të dish më shumë mbi pastrimin?