Në autobus

Këtë po e shkruaj si pa e menduar gjatë dhe pa ditur as pse.

Sikur autobusat mos të ishin mjaft të shpifur, të nxehtë, plot me njerëz duhet të më ndodhte dhe kjo… Vazhdoni me leximin e “Në autobus”

Çfarë është një blog? 

Fjala blog vjen nga anglishtja WEB-LOG. Për vete do ta përshkruaja ditar në rrjet. Pra blogu nuk është tjetër veç se një bllok shënimesh, ditar apo regjistrim në rrjet. Ashtu si në një bllok shënimesh, mund të shkruash ç’të duash. Zakonisht shkruhet me gjuhë bisedore dhe pa u zgjatur shumë si do të bëje me nje libër. Lezeti është se mund të shtosh foto dhe veçori të ndryshme. Ke mundësi pafund për të zhvilluar fantazinë. Ajo që e bën të bukur një blog është se edhe lexuesit mund të komentojnë. Kjo të jep shumë kënaqësi. Nëse do të shkruash një blog të duhet të paguash zakonisht një vend në rrjet. Lumturisht ka disa site si wordpress.com  që të ofrojnë një mundësi falas. E thënë ndryshe, ata kanë një bllok të madh shënimesh të cilin ua japin hua atyre që e kërkojnë. Nga fjala blog ka dal edhe fjala blogger, pra ai që shkruan blogun. Një blogger mund të reklamojë produkte ose punën e vet. Shpesh, mund të paraqesë foto për modën dhe artin. Disa thjesht ndajnë interesat e tyre si kuzhina, punime të ndryshme, këshilla për estetikën e të tjera. Mjerisht disa janë thjesht kopje e kopjeve të blogeve të tjera dhe nuk ia vlejnë fare. Të tjera merren veç me thashethemnajat e vipave, po nejse…

Pse shkruaj unë një blog?

Sepse në fakt e kam bërë gjithmonë. Kam mbajtur bllok me vete gjithmonë, gjithandej dhe gjithsesi. Nuk rri dot pa shkruar. . . Blogu më jep mundësinë e bukur tani të ndaj me të tjerët. Gjithashtu, thjesht sepse më kënaq. Kur shkruaj, jam unë. Më pëlqen të kumunikoj dhe kjo është mënyra më e mirë që njoh.

Si funksionon?

Blogu «Letëflasimsishoqe» lexohet nga çdokush, nuk ka nevojë për t’u regjistruar. Nëse doni të shkruani një koment apo ta pëlqeni është e nevojshme të regjistroheni. Mund të vendosni email-in dhe të zgjidhni një fjalëkalim. Mos kini frikë, adresa juaj e email-it nuk do të bëhet publike. Madje mund të zgjidhni të shkruani komente anonime. Regjistrimi do të bëjë të mundur të dini kur ngarkohet diçka të re! Zakonisht kanë përparsi nëse shiten apo jepen produkte falas.  Autori i një libri kupton sa u çmua libri nga shitja. Autori i blogut mezi pret komentet tuaja! Gjithashtu mund të kuptojë se çfarë ju pëlqen më shumë, e t’ju vij pas avazit! Prandaj pres me kënaqësi!

Nëse doni shpërndajeni! Këtë mund ta bëni me ndihmën e butonave në fund të faqes ose kopjoni linkun!

Ju falënderoj shumë! Nuk prisja të ishit kaq shumë dhe mbi të gjitha kaq të rregullt!