Në autobus – Kontrolli

Autobusi po kthehet në një eksperiment  social i  përditshëm. Hipi dhe shndërrohem në vëzhguese e natyrës  njerëzore në kaptivitet.

Pasi u ula, fatorino mu drejtua – Urdhëroni  zonjë! – Gulçova. Vinte lart e poshtë duke prerë bileta dhe fjalët  urdhëroni, të lutem nuk i ndaheshin. Madje u kujdes për një nënë me fëmijë  duke e ndihmuar teksa ngjitej. U kujdes që të mos kishte njëri tek dyert. U kujdes për sigurinë e pasagjerëve. Nuk di si ta shpreh  kënaqësinë që ndjeva. Ja që paska  shpresë!

Shpresa  zbriti  me gjithë kontrollorin. Po, fatorino po sillej ashtu sepse ishte gjatë kontrollit. E pashë me mëshirë kontrollorin e mashtruar … bashkë me “shpresën” që  iku bashkë me të. Pak sekonda u deshën dhe autobusi  u trasformua në vagon  bagëtish. Shoferi  ndalonte si ia donte qejfi, zbriti  për  të pirë  cigare  se … domosdo  ishte stresuar. Tani nuk të thoshte njeri zonjë, as të ndihmonte njeri. Filloi ti shtynte njërëzit me shpatulla që të kalonte vet. Dyert hapeshin si ia donte qejfi. Bëra  një pyetje  për ndalesën  … -Ehu- ulëriti duke  u tallur  – E ke kalu mi me kohë – Tani  ai ecte  bark përpjetë, me kapadai, duke mbajtur biletat si me kërcënim.

Unë  zbrita  pak krenare  … se isha po e njejta zonjë.

Advertisements

Në autobus-Po qesh dhe unë

Këtë po e shkruaj si pa e menduar gjatë dhe pa ditur as pse.

Sikur autobusat mos të ishin mjaft të shpifur, të nxehtë, plot me njerëz duhet të më ndodhte dhe kjo…

Vazhdoni me leximin e “Në autobus-Po qesh dhe unë”