Etika në rrjet – Respekti 

Për  shumë vjet  nuk kisha  asnjëlloj profili  në  rrjete  sociale. Besoj se nevoja  për privacitet ishte shumë  e fortë. Kisha shumë  bezdi  të dija  se fotot e  mia ishin  ekspozuar nga të tjerët  me të tjerët. Akoma e kam  nëse  të paktën  nuk më bëjnë  tag.  Prandaj  i kuptoj shumë  mirë  ata që nuk duan ti përdorin, madje as nuk duan që të postohet  ndonjë foto e tyre. Patjetër që duhet respektuar mendimi i tyre.

Megjithatë, duhen respektuar  ata që i përdorin. Tashmë,  dashje  pa dashje  janë  pjesë  e jetës  moderne. Ne mund të zgjedhim  të lajmë  me dorë  por nuk do të shanim  ato që përdorin  lavatriçen.

Rrjetet sociale  sot përdoren  për punë, reklamë, për qëllime  shoqërore, art etj. Përdorimi i tyre të lejon  të ndjekësh  interesat e tua, të jesh në kontakt me miqtë  që kanë të përbashkëta  me ty. Megjithatë përdorimi i lavatriçes  edhe prish  rrobat  nganjëherë, prandaj duhet  të dish  ta përdorësh.

Çdo  rrjet  ka disa opsione  ku ti mund të mbash  nën  kontroll  privatësinë, komentet, madje dhe  sugjerimet  nga vet rrjeti  të cilat  bazohen  mbi pëlqimet e tua.  Lexo mirë se si përdoren  dhe nuk do të bëhesh  pishman.

Respekto  ata që  nuk duan  ti nxjerrësh në rrjete. Respekto ata që kënaqën duke ndarë  çastet  e tyre  me të  tjerët.

Advertisements

Etika në rrjet 

Ndihesh i bombarduar  nga mesazhet? Sapo hap internetin  nuk di kujt  t’i përgjigjesh më parë? Takon shoqen dhe e nxehur të kërkon llogari  – Hë moj si ma le “seen” ? –

Nuk ka nevojë t’i përgjigjesh!

Na duhet  të jemi online për punë, po flasim  me dikë, apo thjesht  për  qejfin tonë. Ja që … një rrebesh tingujsh na kujton  se miqtë  e dinë  se jemi  online. Mund  të vendosim  opsionin  të mos dukemi  online por sinqerisht edhe sikur mos ta vëmë  … cili është problemi?   Ndihu  i lirë të mos përgjigjesh. Ndihu  i lirë të zgjedhësh kohën të përgjigjesh  kur ke qejf apo mundesh. Mund të lexosh mesazhin dhe të vendosësh ta lësh  “seen”! Po po! Nuk kemi  nevojë  për këto  lloj varësish.

Pra, anasjelltas  nuk ka pse të mërzitemi nëse  tjetri  nuk na përgjigjet. Të pranojmë  se  nuk jemi  qendra  e botës. Të pranojmë  se tjetri nuk na ka veç  neve  që komunikon.

 

Keqkuptim apo “moskuptim”? 

Sa lehtë e shpesh  i japim fund bisedës me: -me siguri  ka qënë keqkuptim-. Sigurisht, ashtu  do të jetë.  Sigurisht ashtu  leverdis  të jetë! Nuk ka shpjegim tjetër as shpëtim tjetër!

Në disa raste le ta quajmë “moskuptim”. Po po, se ç’emër t’i japësh  kur nuk duan të kuptojnë?  Ç’emër t’i japësh kur më mirë  i uron  të jenë  të mangët…

Keqkuptimet lindin, lindin tek njerëzit që kuptojnë…e nganjëherë gabojnë.

“Moskuptimet” lindin tek njerëzit  që nuk duan  të gabojnë  dhe vendosin  të  mos kuptojnë.

Zgjidhja? Unë e kam gjetur me dhembje  dhe rrugë të gjatë. Kur nuk duan  të kuptojnë  është  vendim  dhe duhet  respektuar. Çfarë provoj të bëj?

  • Ndal se shpjeguari, koha është thesar.
  • Vazhdo të sillesh  me edukatë
  • Pak largësi nuk vret njeri
  • Hapi derën  miqësive të reja, të duhura.

Karikatura nga @lascelta_migliore