Përvoja e shijes

Ekziston një menyrë për të udhëtuar. Një mënyrë për të shijuar gjëra të reja. Ngjyra frymëzuese, aroma të panjohura, është ushqimi. Të provosh ushqime  të reja besoj se ndikon  tek mendja jonë. Na hap horizonte, na çliron  nga zakonet e përditshme. Trondit  pak qiellzen e nëmur  nga gjella  e mërzitshme. Kam vënë re se njerëzit që nuk janë të hapur  në ushqim  … janë disi  të mbyllur  në mendje. Kapen  pas një shije  dhe nuk e lëshojnë.

Kam provuar  ushqimin  Indian. Ishte përvojë intense  shije. Mu duk sikur brenda gojës  pati një festë  me fishekzjarr!  Aromat, erzat, ngjyrat, konsistenca  … dhe enet më çuan  larg  në  ëndrra të ngjyrosura.

Bota jonë nuk është e vetmja, nuk është  më e keqja as më e mira. Bota jonë e vogël duhet  të hap dritare  sa do të vogla që  të futet dritë.

Me siguri do të kthehem tek Chakra jonë.

Një restorant  i lezetshëm, ku mund të hash  me qejf  dhe të kapërdish  një kapsul  Indie. Website  i tyre Chakra jonë  ka shpjegime  të kënaqshme  për ushqimin  që serviret.

Ushqimi  bëhet  pjesë  e jona  … nëse ne jemi  çka  hamë, unë po ndihem  pak indiane. Chakra jonë shumë faleminderit!

Advertisements

Etika në rrjet 

Ndihesh i bombarduar  nga mesazhet? Sapo hap internetin  nuk din kujt  i përgjigjesh më parë? Takon shoqen dhe e nehur të kërkon llogari  – Hë moj si ma le “seen” ? – 

Nuk ka nevojë ti përgjigjesh!

Na duhet  të jemi online për punë, po flasim  me dikë, apo thjesht  për  qejfin tonë. Ja që … një rrëbesh  tingujsh  na kujton  se miqtë  e dinë  se jemi  online. Mund  të vendosim  opsionin  të mos dukemi  online por sinqerisht dhe sikur mos ta vëmë  … cili është problemi?   Ndihu  i lirë të mos përgjigjesh. Ndihu  i lirë të zgjedhesh kohën të përgjigjesh  kur ke qejf apo mundesh. Mund të lexosh mesazhin dhe të vendosesh ta lësh  “seen”! Po po! Nuk kemi  nevojë  për këto  lloj varësi. 

Pra, anasjelltas  nuk ka pse të mërzitemi nëse  tjetri  nuk na përgjigjet. Të pranojmë  se  nuk jemi  qendra  e botës. Të pranojmë  se tjetri nuk na ka veç  neve  që komunikon. 

Një ditë me mua 

Udhëtim fotografik – Galeria e Arteve

Kalova çaste  të bukura midis  ngjyrave të Qamil Grezdes.

Piktori  gjakovar  i diplomuar në Itali.

Nuk mund të komentoj  shumë pasi nuk kam kompetencë. Do t’ju tregoj veç atë  që ndjeva.

Dhembje  të fshehura, poshtë  ngjyrave  gënjeshtare me maturi  dhe talent. Peisazhe  tepër të ëmbla për të qënë të vërteta. Vallë  të ketë  qënë realiteti  apo ëndrra e tij?

Portretet  më ngelën  në mendje. Të fuqishme … atje mu duk sikur pash  shpirtin  e artistit  nëpërmjet  tiparëve  të personit.

Nuk ka nevojë për ngjyra  për  të parë  ngjyrat.

Kohë  e fituar gjithmonë në Galeri. Atje njeh  Artin  dhe njeriun.

Etika në rrjet 

Dëgjova dikë që tha:  -“Likes” në Instagram  janë bërë si qokat!- Sa e vërtet!

Po zëvëndësohen  marrëdhëniet njerëzore me dërgime emoji patetike. 

Qokat  le të mbeten qoka njerëzore. Nëse për  shpejt  komenton  në  Instagram apo Facebook, kjo nuk e zëvëndëson as urimet as ngushëllimet. 

Nëse mendon se një mesazh  mjafton, përpiqu të shkruash fraza nga zemra. 

Keqkuptim apo “moskuptim”? 

Sa lehtë e shpesh  i japim fund bisedes me: -me siguri  ka qënë keqkuptim-. Sigurisht, ashtu  do të jetë.  Sigurisht ashtu  leverdis  të jetë! Nuk ka shpjegim tjetër as shpetim tjetër!

Në disa raste le ta quajmë “moskuptim”. Po po, se ç’emër  ti japësh  kur nuk duan të kuptojnë?  Ç’emër ti japësh kur më mirë  i uron  të jenë  të mangët…

Keqkuptimet lindin, lindin tek njerëzit që kuptojnë…e nganjëherë gabojnë.

“Moskuptimet” lindin tek njerëzit  që nuk duan  të gabojnë  dhe vendosin  të  mos kuptojnë.

Zgjidhja? Unë e kam gjetur me dhembje  dhe rrugë të gjatë. Kur nuk duan  të kuptojnë  është  vendim  dhe duhet  respektuar. Çfarë provoj të bëj?

  • Ndal se shpjeguari, koha është thesar.
  • Vazhdo të sillesh  me edukat
  • Pak largësi nuk vret njeri
  • Hapi derën  miqësive të reja, të duhura.

Karikatura nga @lascelta_migliore

Etika në rrjet

 Mos e merrni seriozisht  jetën në rrjete  sociale. Nëse nuk pëlqejnë  atë që pëlqeni  ju nuk do të thotë se ju urrejnë.

Jeta vazhdon!

2017-05-16-15-22-41.jpg

 Image by Samuela K. Support new Artist!

Etika në rrjet

Si mund të jem i këndshëm në rrjet?

Kam lexuar se gërmat e mëdha i acarojnë lexuesit.

Postimet me selfie  bërtasin dhe bërtasin …JAM KËTU!

Komente me tonë negativë bërtasin, dhe krijojnë tension të panevojshëm. Vazhdoni me leximin e “Etika në rrjet”

Udhëtim fotografik – Shkenca dhe jeta

I kujton njeri këto? Rrëmova sa rrëmova dhe gjëta këto!

2017-05-25-12-02-41-104

Nuk po reklamoj asnjëlloj nostalgjie as epoke apo politike. Thjesht i gjeta dhe mendoj se bëjnë pjesë e historisë. Mendoni si i sheh një i huaj. Kurioziteti është gricës.

2017-05-25-12-05-42-344.jpg

E kaluara nuk fshihet.

2017-05-25-12-07-09-151

Gjithsecili i ka disa kujtime, të vetat, të prinderve. Të mira, të hidhura. Të pagjykueshme se kanë kaluar.

2017-05-25-20-46-41

2017-05-25-12-06-12-047

E kaluara nuk mund të kthehet dhe kjo është mirë.

2017-05-25-12-03-01-952