Tek Liqeni

Tek Liqeni të gjithë shkojmë. Të gjithë ndihemi në natyrë  pa prekur  egërsinë e natyrës. Ndihemi  të lirë, në këtë kapsulë të  gjelbërt. Ka familje  tek Liqeni,  shitës ambulant, të çmendur, artistë rrugësh, sportdashës. Liqeni është i të dashuruarve,  familjeve  të reja, studenteve me kitarë. Të gjithë, të rinj e të vjetër përçapen, ecin, vrapojnë, rrëshqasin me patina  … drejt  së gjelbres. E gjelbra  që mbijeton na tërheq. Ne e shtyejmë, ajo  hakmerret  ëmbël me varësinë që kemi ndaj saj.

E na bën të endemi rreth e rreth  liqenit  në dihatje  për oksigjen, duke  lypur  gjelbërim.

Advertisements

Në dimër . . .

Na kap një mërzi e përbashkët. Sidomos për ata si unë që funksionojnë me energji diellore. Ndjeva një ditë dëshirën e një drite floriri, të ngrohtë. Ashtu si dielli në dimër edhe gjëra të reja janë luks këto kohë. Atëherë bleva një bojë “spray” ngjyrë floriri. (Mund ta gjeni në çdo dyqan materialesh ndërtimi) Sinqerisht mora kot, leva tavolinën e mesit, disa korniza shumë të vjetra, shishe parfumi të mbaruara. Të gjithë kemi diku ndonjë gjë që na vjen keq të hedhim. Pranojeni! Me vetëm 300 lek mbusha shtëpinë me sende të reja. Si thonë gjyshet – Njeriu vuan për mend e jo për pare – 🙂 Nëse doni të shikoni edhe sende të tjera që kam lyer veç shkruani tek komentet. Kalofshit mirë!

IMG_20160116_073509