Etika në rrjet – Whatsapp

Emigracioni, puna, situatat e ndryshme na kanë ndarë nga familja. Ja që xhaxhai që kishte mbajtur mbesat në krahë, tani nuk di më shumë nga jeta e tyre. Kushërinjtë nuk njihen fare. Mjerisht lidhjet ftohen dhe bëhen të parikuperueshme. Teknologjia ka anët e saj të errëta…por ka edhe shumë dritë. Para disa kohësh provova ti shkruaja kushërinjve të mi, ishte shumë prekëse të ndjeje sa shumë i kishim munguar njeri-tjetrit.

Formova pa e menduar gjatë një grup në Whatsapp veç për familjen. Kush ka dëshirë çon foto dhe përshëndetje.  Plasin ca muhabete të lezetshme dhe qesharake. Video mesazhet dhe mesazhet zanore na kënaqin duke dëgjuar zërin e stërnipave dhe stërmbesave. Është bukur të ndash përditshmërinë. Duket sikur jemi të gjithë më afër. Disa marrëdhënie mund të mos jenë të thjeshta, nderlikohen nga heshtjet të gjata. Mund të mos kemi shumë për të thënë, ndoshta nuk kemi asgjë për të ndarë…Por ka gjithmonë mjaft dashuri.

Nuk do të thotë se duhet të ndihemi të detyruar  të postojmë orë e çast. Ama di se sa të lumtur ndihemi kur ndajmë ato pak copëza jete së bashku.

Familjen e gjen kur vjen në jetë por varet nga ty nëse do të vazhdosh ta kesh pranë!

Kur krijon një grup familjar ki parasysh se:

  • Dashuria nuk varet nga pjesëmarrja tek grupi.
  • Të gjithë jemi të zënë, mos pretendo të shkruajnë sa herë shkruan ti.
  • Përpiqu të jesh pozitiv, mbështetës dhe i dashur.
  • Ki kujdes kur dërgon Mirëmëngjes apo Natënemirë… ndoshta të tjerët janë në gjumë.
  • Çmo mundësinë të ndash çastet e bukura të jetës.
  • Shpreh dashurinë kjo nuk shkon kurrë dëm.

 

SSFS_Wreaths_Laurels natemire

Pranvera

Po sikur t’ju thoja se e urrej Pranverën? Ajo është e bukur! Çelin lulet, lulëzojnë pemët edhe vazot në ballkonet më të harruara. Çdo gjë duket më e bukur, rrugët, trotuaret, bahçet më të rëna. Të rinjtë lënë orët  e mësimit. Vajzat hollojnë veshjet, djemët rrinë qosheve. Edhe njerëzve më të rëndomtë u bie një nur rastësishëm. Dashuria shpërthen si sythat e parakohëshme e budallaqe. Çdo cep mbulohet nga një hije rozë që supozohet të të lumturojë. Zogjtë cicerojnë…Unë?

Refuzoj  të bëhem viktimë e këtij mashtrimit kimikë. E pse u dashka  koha, moti të diktojë humorin tim? Sigurisht,  dua të jem e kënaqur  por jo pavetëdije. Jo pa arsye, jo pa dashje. E urrej Pranverën kur përpiqet  të më mashtrojë e pafytyrë dhe shendever. Oh po … le të çelin të gjitha  … le të dashurohet dhe ky brez  budallenjsh. Unë do mbetem hundë e buzë  … vetëm, duke luftuar kundër Pranveres.

Dëgjoje Pranverën