Shitësja e bukur

Vitrina të bukura, shumë ngjyrëshe, drita, dekore të menduara mirë. Çdo dyqan ka stilin e vet, dhe është një kënaqësi të hysh. Edhe shitëset janë të bukura. Kjo më kënaq…Deri sa hapin gojën. Nuk kanë përgatitjen e duhur njerëzore për ti shërbyer klientet.

Më ka ndodhur para ca kohësh të hidhja një sy në një dyqan aromash bimore. Kisha një shishe të Tea Tree në dorë e po ma reklamonte për parfum. Nuk e mbaj mend se si ra muhabeti po i thash vajzës vetull-instagram se Tea Tree nuk është parfum. Vajrat kanë përdorime të ndryshme madje unë i djeg në qiri si aromatizues. Ajo mbeti jo vetëm e habitur por ngulte këmbë se këto janë vetëm parfuma. Edhe sikur të kishte të drejtë, vajza e bukur fliste shemtuar. Vetëdija se ishte ishte hija e dobët e Kardashianit i mjaftonte për tu ndjerë superiore. Mirë, vazhdova bisedën… Nuk dinte çmimet, nuk njihte produkte, nuk kishte veshje profesionale, nuk dinte të artikulonte një fjali. Mbi të gjitha nuk buzëqeshte. Nuk më intereson të kuptoj mallin -tha -unë jam thjesht shitëse. Sa për të qeshur një shitëse qe nuk shet!

Shitësja e bukur nuk shiti! (Tani kuptoj pse marrin kaq pak)

Apel për pronarët e dyqanëve. Nuk duhet të jenë medoemos Miss apo shkencëtare. Mjafton të dinë të flasin, të jenë punëtore dhe të edukuara. Jo për gjë … po ka dhe dyqane online tani!

Shitësja që nuk shet!
Advertisements

#letëflasimsishoqe #Oui!Oui!

20170530_121741

Para disa javësh zbulova një butik të lezetshëm. Oui!Oui! Rrallë gjen një person që të buzëqesh në hyrje dhe kaq komunikues sa pronarja e këndshme e këtij dyqani.

Ne gra kemi nevojë që shitësja të jetë si një shoqe që na do të mirën. Një shoqe që nuk na bën të ndihemi keq për kilet e tepërta apo për dobësi, atë e dimë vet! Duam një shoqe që na bën të ndihemi të bukura! Durimi i së cilës na bën të zgjedhim diçka të bukur për vete.

20170530_121121

Tek Oui!Oui! do të gjeni ambientin e duhur për ta trajtuar veten ndryshe.

20170530_120904.jpg

Ka veshje të zgjedhura me kujdes dhe të veçanta për të gjitha shijet!

Oui!Oui! Rr. Muhamet Gjollesha

Ndiqni në Instagram: @oui.oui.shop