Vintage Pjesa 2

Stili Vintage po përhapet…dhe unë jam shumë  e lumtur!  Kam pasur  gjithnjë  pikë të dobët veshjet e epokave  të mëparshme. Po si mund të jesh Vintage  në jetën  e përditshme?  Unë ndihem rehat me disa veshje moderne, të cilat  më duken  praktike  dhe të rehatshme  për jetën  tonë. Nuk do të hiqja  dorë nga materialet e pambukta  dhe të buta  që kemi  sot. Po si mund të mos humbasësh  stilin  Vintage?

Aksesorët!

Duke shtuar një ose 2 aksesorë që e personalizojnë veshjen. Mund  të jetë  një spilë, një shall, doreza  apo çantë. Edhe burrat  mund të shtojnë  element  vintage,  një shami  xhepi apo thjesht skeletin  e duhur  të syzeve. Për shembull  shikoni  këto  elementë, shalli  është  i stërgjyshes dhe varësja prej  korali gjyshes.  Këto  mund t’i japin  një nuancë  Vintage shumë  veshjeve.

Kombino ndryshe  ngjyrat!

Kombinimi i ngjyrave ndryshon pamjen. Ngjyrat janë kombinuar  ndryshe  ndër  vite. Ajo që nuk shkon  tani  ndoshta  për prinderit  tanë   quhej  kontrast  i këndshëm.  Shiko  ndonjë  foto  për  tu frymëzuar në rrjet, unë përdor  Pinterest. Mos ki frikë  të guxosh me ngjyrat. Disa  e kufizojnë kombinimin e ngjyrave por  shiko  këtë pamje. Lulet  e kuqe me shallin  manushaqe  dhe dorezat gati rozë. Interesante apo jo?

Foto nga pinterest

Pra nëse  do të dukesh pak Vintage  kujdesu  me aksesorë dhe kombinimin e ngjyrave  të epokës që preferon! Duhet  pak guxim…por dhe ki kujdes  të mos e ekzagjerosh!

Unë kam gjetur  shumë frymëzim nga Lily Jarson  e cila e zotëron  bukur stilin  e saj Vintage  duke provuar  dhe eksploruar  epoka  të ndryshme.

Mua më pëlqen  shumë  1900 deri 1920 po ju cilën përiudhë preferoni?

Advertisements

Vintage Pjesa 1

Çfarë është Vintage? Makina e vjetër? Fustani demode? Fjala Vintage i ngjan pak fjalës stazhonuar, pra si vera që me kohë bëhet më e mirë. Stili Vintage ose Retro ka marrë dhenë kohët e fundit. Ka prekur  shijen tek veshjet, makinat, shtëpia dhe muzika. Nuk e di se çfarë i shtyn njerëzit të kthehen tek kaluara. Mbase nostalgjia. Disa ama nuk mjaftohen të ndjekin rrymën e modes por duan të ndihen rehat me stilin e veshjes apo që rrethohen në shtëpi. Personalisht më pëlqen të përziej elemente Vintage në stilin tim pak eklektik dhe gjithmonë në ndryshim.  Ama, ka të tjerë që me besnikëri kanë vendosur të kthejnë jetën e tyre në një udhetim në kohë.

Capture

Ju prezantoj këtë çift të lezetshëm.  Vizito profilin e tyre në Instagram 1930_cherie

Ata do t’ju japin  një ide se çfarë do të  thotë një stil Vintage. Atyre u pëlqen  1930 dhe rrotull dhe me sa duket nuk ka të bëj  veç me veshjen  por me shijimin  e jetës e bazuar  në kulturën e kaluar. Kjo nuk do të thotë se janë të prapambetur  apo të çmendur, thjesht  kanë një shije  tjetër. Madje pas këtyre veshjeve jashtë mode fshihen  mendje modern dhe mjaft  të ndritura!

Më pëlqen  të shoh  persona  që kanë  guximin  të jenë vetvetja.

Capture1

Ajo me sa duket  shet nga koleksioni  i saj në dyqanin  online Catherines Vintage Shop! Pra pasioni mund të jetë  edhe përfitues! 

Më thoni  çfarë dini  për stilin  Vintage!

A keni menduar  ndonjëherë të vishni  diçka  ndryshe  nga ç’është  moderne?

Si do të ndihesh sikur të shikoje  njeri  i veshur totalisht si 1930?

A mendon  se ke një veshje Vintage më dërgo  fotot  e tua!  Më kontakto! 

Pictures by cortesy  1930_cherie

Udhëtim fotografik – Shkenca dhe jeta

I kujton njeri këto? Rrëmova sa rrëmova dhe gjëta këto!

2017-05-25-12-02-41-104

Nuk po reklamoj asnjëlloj nostalgjie as epoke apo politike. Thjesht i gjeta dhe mendoj se bëjnë pjesë e historisë. Mendoni si i sheh një i huaj. Kurioziteti është gricës.

2017-05-25-12-05-42-344.jpg

E kaluara nuk fshihet.

2017-05-25-12-07-09-151

Gjithsecili i ka disa kujtime, të vetat, të prinderve. Të mira, të hidhura. Të pagjykueshme se kanë kaluar.

2017-05-25-20-46-41

2017-05-25-12-06-12-047

E kaluara nuk mund të kthehet dhe kjo është mirë.

2017-05-25-12-03-01-952