Me shumë flori…😁

Të dashura shoqe! Ju kujtohet postimi për sendet e lyera me flori? Nëse jo, shikoni postimin “Në dimër. . .” Po ndaj me ju nja dy foto. Nëse ju pëlqen diçka ju lutem mos harroni të shtypni yllin = më pëlqen. Rrofshi;)

image

Kjo është një çmenduri e di, por për ato që ndjekin Pinterest nuk është e panjohur!  Nëse keni një rende të vjetër . . . pasi lyhet do të mbajë vëthët tuaj!

image

Ja ku janë dhe kornizat . . . Ishin të vjetra dhe nuk rrinin dot afër me njëra-tjetrën se ngjyrat ishin ca në betejë. 😂  Gjithashtu një shishe e vogël qelqi . . . nuk di nga erdhi . . . tani e pëlqej shumë. Mimozat janë pak të trishtuara, ju premtoj se do ti heq!!! Jam mjaft e kënaqur se si dolën . . . dhe shumë lirë! Provojeni me çdo ngjyrë që preferoni!
Kalofshit mirë!

Letëflasimsishoqe

Advertisements

Në dimër . . .

Na kap një mërzi e përbashkët. Sidomos për ata si unë që funksionojnë me energji diellore. Ndjeva një ditë dëshirën e një drite floriri, të ngrohtë. Ashtu si dielli në dimër edhe gjëra të reja janë luks këto kohë. Atëherë bleva një bojë “spray” ngjyrë floriri. (Mund ta gjeni në çdo dyqan materialesh ndërtimi) Sinqerisht mora kot, leva tavolinën e mesit, disa korniza shumë të vjetra, shishe parfumi të mbaruara. Të gjithë kemi diku ndonjë gjë që na vjen keq të hedhim. Pranojeni! Me vetëm 300 lek mbusha shtëpinë me sende të reja. Si thonë gjyshet – Njeriu vuan për mend e jo për pare – 🙂 Nëse doni të shikoni edhe sende të tjera që kam lyer veç shkruani tek komentet. Kalofshit mirë!

IMG_20160116_073509