Vajzë Prishtinase

 

2017-06-12-14-45-42

Vazhdoni me leximin e “Vajzë Prishtinase”

Ftohtë, shumë.

Është shumë ftohtë. Duket nga avulli që del nga goja ndërsa flasim. Gishtërinjtë mpihen, veshët s’ndihen, hunda ngrin. Këmbët dru. I ftohti nuhatet, aroma e drurit të djegur. Tymnajat shfryejnë shfryej dhe unë se oxhak nuk kam. I ftohti mjerisht lexohet, në faturat e energjisë. Ai peshon, se shtohen shtresat dhe rrobat. Dhe rëndon dimri rëndon.

Ne nuk e ndjejmë dhe shumë sepse jemi akullnaja vet. Jemi ajsberg që ecim. Të gjithë të ngrirë disa të buzëqeshur, të tjerë të përlotur por të ngrirë. Zemra e zvogëluar gati kubet. Ç’qenka ky dimër shpirtëror? Ku nuk paska zjarr të ngrohë njerëzit e mpirë nga indiferenca. E cila ëmbël-ëmbël në formë piklash ka ardhur e pastaj ka zaptuar gjë e send. Ka zaptuar gjak e mish.

E urrej të ftohtin se kë më kujton…

A ishte grip? 

Thonë se ishte grip . . . Mua m’u duk murtajë! 😨 Me plot gojën them se ma mori shpirtin! U mata disa herë të shkruaja blogun ishte e pamundur! Tani, them se ia hodha. 🙂 Megjithatë, u përpoqa të vazhdoja të jetoja . . . Edhe një grip i thjeshtë mund të të bllokojë aktivitetet . . . dhe pastaj bie shi, shumë shi dhe e gjen veten si mjerane midis shurupeve dhe shamive të letrës! Kësaj radhe vendosa të ndryshoja. Çfarë bëra?

1 Vura çarçafët e mia të preferuara. Mos mendoni se vetëm mysafirët i meritojnë!

2 Vesha pizhamet më të bukura! Një palë që bleva me ofertë tek Golden Point! Hidhi një sy, gjatë ofertave kanë çmime konkurruese!

3 Shijova kohën time. Në fund të fundit rrallë herë ndodh të jesh e justifikuar të rrish vërtetë pa bërë gjë? U kënaqa duke lexuar e lundruar online.

Nëse kur je sëmurë arrin të gëzosh e të mos ulësh cilësinë e jetës të paktën do kesh veç grip e jo mërzinë.

Takohemi shpejt

Letëflasimsishoqe

Shëtitje në mal

20160118_130733Para disa ditësh, ju kujtohen ato ditët më të ftohta? Kur sa nxirrnit hundën jashtë jorganit ju dukej vetja si Di Caprio i Titanikut? Pikërisht, me disa miq u kujtuam të bënim një xhiro në Dajt. Ide e mirë! Por thamë pse të mbyllemi në lokal? Të bëjmë piknik! Ide e keqe! Kurrë mos bëni piknik në borë . . . veç në qofshi eskimez. 😊😆 Gjithsesi kaluam bukur. Bora për ne që e shohim kaq rrallë ka një si lloj magjepsjeje. Magjepsja kaloi shpejt kur filloi mpirja! Ndërsa shihja shokë e shoqe duke lozur me borë vura re se poshtë dëborës kishte lloj lloj plehrash e gropa të hapura. Sa keq thashë, bora më kujton ca njerëz . . . E në mendje u mpiksën këto vargje:

 

E bukur borë e bardhë, e pastër. E butë, e kadiftë
Hipokrite bora, poshtë fsheh plehra, baltë.
Dy fytyra ka bora
Të gënjen me lojëra naive
Fsheh gropa të pabesa
Nuk e di nëse e dua atë bardhësi që fsheh kaq shumë. Gënjen aq shumë.
E bukur bora mbetet . . . por unë kam hall kur të tretet.