Dimri i ngrohtë 

Dimrin nuk e dua. Duket sikur  kam lindur  për të nxehtin, diellin, ditën e gjatë, shëtitjet  në darkë. Po dimri im prap i ngrohtë po duket sepse zjarri i Artit po më nxeh qenien. Po ruaj një ngrohtësi konstante në zemër e cila po më bën mirë. Po më bën mirë fizikisht.

Që kur po ngroh shpirtin me Artin… ndihem më e fortë, më e shëndetshme. Ndihem me më shumë energji.

Etrita Ibrahimi – Piano

Shiko dhe videon

Arti më ndez e nuk kam më ftohtë se bëhem vet zjarr.

Shpresa Beka – Soprano, Etrita Ibrahimi – Piano

Shiko dhe videon 

Advertisements

Organizimi do planifikim

Një plan i mirë të jep  liri. Si?  Kur e di çfarë duhet  të bësh  tashmë  ndihesh  më i qetë. Plani  duhet të pasqyrojë aktivitetin  tënd  por dhe tipin. Nëse je tip spontan  dhe i/e çlirët  mos ekzagjero  me programin. Do të zhgënjehesh  nëse  nuk arrin  të bësh  çdo  gjë. Nëse  je tip  strikt, jepi!  Mos harro ama  të shtosh  në planin  tënd  dhe zbavitjen!

Ndaje  planin  tënd sipas  kohës së zbatimit.

  • Çdo ditë
  • Çdo javë
  • Çdo muaj
  • Çdo vit

Gjërat  kryesore në një shtëpi  mund të ndahen në  tre grupe

  • Blerjet dhe gatimi
  • Pastrimi
  • Larja dhe hekurosja  e rrobave

Vendose një ditë për çdo  aktivitet. Për shembull unë përpiqem  që një herë në javë të merrem  me hekurin, të martave. Mjafton 1 ose 2 orë. Nëse e bëj rregullisht  mali  i rrobave bëhet  kodër  e nga kodër  në fushë!

Plani  të duhet  edhe  në blerje. Mbaj një listë të sendeve  që i duhen shtëpisë gjithmonë.  Lista  të kursen  kohë dhe para.

Unë mbaj  një listë të  përhershme për çfarë duhet. E ndaj në Ushqimore, Pastrimi, Kozmetike. Në këto  lista  janë gjërat pa tē cilën  shtëpia  nuk bën  dot.

Për shembull tek Pastrimi

  • Uthull
  • Ilaç enesh
  • Ilaç rrobash pluhur
  • Ilaç rrobash lëng
  • Klor
  • Letër  higjienike
  • Sfungjer dhe copë pastrimi
  • Ilaç shumë përdorimësh

Po kaq, sigurisht  ju keni  nevojat tuaja  dhe lista juaj  do të jetë  ndryshe. Por sigurohuni  që të shkruani  veç  të domosdoshmet. Kjo të ndihmon  të kesh kontroll! Sa më shumë  planifikon  aq më shumë do të jesh  i lirë  të bësh  atë  që do!

Do të  dish më shumë mbi  pastrimin?

Bukë e Art

Recitalin Opera Soul, do ta quaja vepër bamirësie. Po, bamirësi ndaj  shpirtrave  të zhuritur  nga e përditshmja  e zymtë. Bamirësi ndaj  atyre  që  lypin  bukuri, kulturë, art  të mirëfilltë. Unë, lypse, u kënaqa  me bujarinë  e Artistëve  të cilët  na e bëjnë  me të ëmbël varfërinë, më poetike  lodhjen.

Vikena Kamenica  – Mexosoprano

Lindita Kotorri – Piano

Nikolla Kondakçi – Violin 

E veçantë  Vikena Kamenica, na solli  një atmosferë  të ngrohtë dhe pa komplekse. Një interpretim  sublim,  i  sugjeruar, besoj pa e njohur, nga një karakter  njerëzor po aq sublim. I preferoj  mexosopranot. Pjesët e dedikuar kësaj  kategorie  kanë zakonisht  një nerv që – sipas meje- nuk duan veç zë për  ti kënduar. 

Edhe sonte  do të fle e ngopur me bukë e Art. 

Shijo pak nga shfaqja:

Vikena Kamenica e Lindita Kotorri

Vikena Kamenica e Lindita Kotorri 2

Nikolla Kondakçi e Lindita Kotorri