Tirana

Ka disa cepa të këtij qyteti që më përkasin … dhe ndihem plotësisht në shtëpi kur nuk jam në shtëpi.

Advertisements

Tek Liqeni

Tek Liqeni të gjithë shkojmë. Të gjithë ndihemi në natyrë  pa prekur  egërsinë e natyrës. Ndihemi  të lirë, në këtë kapsulë të  gjelbërt. Ka familje  tek Liqeni,  shitës ambulant, të çmendur, artistë rrugësh, sportdashës. Liqeni është i të dashuruarve,  familjeve  të reja, studenteve me kitarë. Të gjithë, të rinj e të vjetër përçapen, ecin, vrapojnë, rrëshqasin me patina  … drejt  së gjelbres. E gjelbra  që mbijeton na tërheq. Ne e shtyejmë, ajo  hakmerret  ëmbël me varësinë që kemi ndaj saj.

E na bën të endemi rreth e rreth  liqenit  në dihatje  për oksigjen, duke  lypur  gjelbërim.

Te Pedonalja

Ndalu pak dhe bli diçka që është bërë nga duar të shtrenjta.

Diçka që rrjedh si gjak ndër shekujsh. Ah sa të varfër jemi, nuk kemi para për këto jo. Kemi për lloj lloj kinkalerish të rëndomtë serie. Kemi për tualete që nuk përdorim kurrë, për bizhuteri vezulluese pa vlerë. Por jo për këto…mjerisht.

Këto copa janë të thurura me dorë në Tezgjah, Vegjë. Janë të punuara në Zadrimë të Shkodrës. Do ti gjeni nëpër dyqane por edhe te Pedonalja.

20170602_115148

Puna e dorës një ditë do të vlerësohet, dhe do të pendoheni që nuk ia bletë atij shitësit ambulant te Pedonalja. Atje do arrini të ulni pak çmimin vërtet, por jo vlerën.

20170602_115158

Kur kalon nga Pedonalja hap sytë  dhe merr një copë Zadrime në shtëpi!

Shiko videon!