Etika në rrjet 

Dëgjova dikë që tha:  -“Likes” në Instagram  janë bërë si qokat!- Sa e vërtet!

Po zëvëndësohen  marrëdhëniet njerëzore me dërgime emoji patetike. 

Qokat  le të mbeten qoka njerëzore. Nëse për  shpejt  komenton  në  Instagram apo Facebook, kjo nuk e zëvëndëson as urimet as ngushëllimet. 

Nëse mendon se një mesazh  mjafton, përpiqu të shkruash fraza nga zemra. 

Advertisements

Etika në rrjet

Si mund të jem i këndshëm në rrjet?

Kam lexuar se gërmat e mëdha i acarojnë lexuesit.

Postimet me selfie  bërtasin dhe bërtasin …JAM KËTU!

Komente me tonë negativë bërtasin, dhe krijojnë tension të panevojshëm. Vazhdoni me leximin e “Etika në rrjet”

Etika në rrjet

Vdes të them atë që mendoj! Sinqeriteti më karakterizon. Mjerisht, kam mësuar se jo gjithmonë është mirë të thuash atë që ke në mendje. Aq më tepër kur e shkruan në rrjet.

Ki kujdes kur shkruan mendimet e tua më të thella në rrjetet sociale apo në mesazhe. Ato lehtësisht kopjohen, ruhen … dhe shpërndahen. Tani, urojmë të ekzistojë dhe mirëbesimi. Por pak kujdes nuk bën kurrë dëm.

opinionet

Opinionet tona mund të ndryshojnë ashtu si ne. Prandaj ki kujdes kur i bën publike. Një ditë do të  habitesh si mendoje ashtu …

Vajzë Prishtinase

 

2017-06-12-14-45-42

Vazhdoni me leximin e “Vajzë Prishtinase”

Etika në rrjet – Whatsapp

Emigracioni, puna, situatat e ndryshme na kanë ndarë nga familja. Ja që xhaxhai që kishte mbajtur mbesat në krahë, tani nuk di më shumë nga jeta e tyre. Kushërinjtë nuk njihen fare. Mjerisht lidhjet ftohen dhe bëhen të parikuperueshme. Teknologjia ka anët e saj të errëta…por ka edhe shumë dritë. Para disa kohësh provova ti shkruaja kushërinjve të mi, ishte shumë prekëse të ndjeje sa shumë i kishim munguar njeri-tjetrit.

Formova pa e menduar gjatë një grup në Whatsapp veç për familjen. Kush ka dëshirë çon foto dhe përshëndetje.  Plasin ca muhabete të lezetshme dhe qesharake. Video mesazhet dhe mesazhet zanore na kënaqin duke dëgjuar zërin e stërnipave dhe stërmbesave. Është bukur të ndash përditshmërinë. Duket sikur jemi të gjithë më afër. Disa marrëdhënie mund të mos jenë të thjeshta, nderlikohen nga heshtjet të gjata. Mund të mos kemi shumë për të thënë, ndoshta nuk kemi asgjë për të ndarë…Por ka gjithmonë mjaft dashuri.

Nuk do të thotë se duhet të ndihemi të detyruar  të postojmë orë e çast. Ama di se sa të lumtur ndihemi kur ndajmë ato pak copëza jete së bashku.

Familjen e gjen kur vjen në jetë por varet nga ty nëse do të vazhdosh ta kesh pranë!

Kur krijon një grup familjar ki parasysh se:

  • Dashuria nuk varet nga pjesëmarrja tek grupi.
  • Të gjithë jemi të zënë, mos pretendo të shkruajnë sa herë shkruan ti.
  • Përpiqu të jesh pozitiv, mbështetës dhe i dashur.
  • Ki kujdes kur dërgon Mirëmëngjes apo Natënemirë… ndoshta të tjerët janë në gjumë.
  • Çmo mundësinë të ndash çastet e bukura të jetës.
  • Shpreh dashurinë kjo nuk shkon kurrë dëm.

 

SSFS_Wreaths_Laurels natemire

Etika në rrjet 

Shpërndarja e tepërt mund të shkaktojë ca zarare apo thjesht mund të bezdis ata që i marrin. Nëse të pëlqejnë meme, gif, citata  dhe video të shkurtra përdor  rrjete  sociale  ku mund të kesh ndjekës që zgjedhin të të ndjekin e jo mesazh. Shpërndarja e këtyre në rrjet si “whatsup” mund të lodhin  marresin. Për të mos folur sa e lodh celularin! Sigurisht, mund të pyesësh … mirësjellja vlen gjithmonë!

Follow on Instagram!

Etika në rrjet 

Të gjthë pa dashje  kopjojmë njëri tjetrin. Asimilojmë shijen e përbashkët. Të kopjosh haptazi ama apo të marrësh idenë e tjetrit dhe ta përvetësosh është e ulët. Shumë e trishtueshme sidomos për atë që e bën. Shpërndaje imazhin nëse të pëlqen.