Ia vlen!

Dua të ndaj me ju atë që bëra sot. Pata mundësinë të shijoja luksin e relaksit në kushte shtëpiake dhe duke mos harxhuar tepër. Masazhi është një nga kënaqësitë më të lashta dhe që ndikon ndjeshëm tek mirëqenia. Shepsh jemi gati të harxhojmë para dhe kohë në kozmetikë, thonj, bojëra  . . . duke harruar se ka një mënyrë më të thellë për ta trajtuar veten. Masazhi nuk zëvendëson ushtrimet, që unë mjerisht përtoj të bëj kaq shumë, por të jep një efekt të menjëhershëm tek trupi.

Tani ka plot mundësi për t’i dhënë vetes një trajtim të mirë dhe cilësor. Ka Spa, apo qendra të cilat ofrojnë shumë shërbime të kënaqshme. Nëse ke lekë mos ngurro! Nëse nuk ke shumë para, përfito nga ofertat! Nga ana tjetër ka disa persona të kualifikuar që ofrojnë shërbime private, dhe për këtë unë kam gjetur të duhurën!

2017-05-24-14-35-58

Ja disa këshilla që e kanë bërë këtë përvojë më të kënaqshme.

  • Stako trurin, para trajtimit mos mendo për asgjë.
  • Përgatite veten me një dush.
  • Hiq komplekset, vendi i trajtimit i panjohur mund të shkaktojë siklet
  • Nëse je në një qendër lejo që të merren me ty
  • Nëse je në shtëpi, përgatit ambientin. Drita e duhur, muzika, aromat.
  • Fol qartë nëse ke probleme shendetësore.
  • Mos fol ose nëse ke qejf të bësh muhabet të jetë i lehtë.
  • Mos mendo për asnjeri.

Për mua masazhi është një nga kënaqësitë e jetës! Ia vlen!

 

Advertisements

Vetëm

Orkidetë më shohin, unë shoh ato.

Nuk e mund vetminë e shijoj…Mos ma qani hallin, jam mirë.

Kam hapësirë, privatësinë, kohën. Mund të mendoj, lexoj, ëndërroj. Kam luksin e fantazisë. Shtëpinë e shndërroj në fabrikë ëndrrash…

Orkidetë më shohin, unë shoh ato.