Dimri i ngrohtë 

Dimrin nuk e dua. Duket sikur  kam lindur  për të nxehtin, diellin, ditën e gjatë, shëtitjet  në darkë. Po dimri im prap i ngrohtë po duket sepse zjarri i Artit po më nxeh qenien. Po ruaj një ngrohtësi konstante në zemër e cila po më bën mirë. Po më bën mirë fizikisht.

Që kur po ngroh shpirtin me Artin… ndihem më e fortë, më e shëndetshme. Ndihem me më shumë energji.

Etrita Ibrahimi – Piano

Shiko dhe videon

Arti më ndez e nuk kam më ftohtë se bëhem vet zjarr.

Shpresa Beka – Soprano, Etrita Ibrahimi – Piano

Shiko dhe videon 

Advertisements

Bukë e Art

Recitalin Opera Soul, do ta quaja vepër bamirësie. Po, bamirësi ndaj  shpirtrave  të zhuritur  nga e përditshmja  e zymtë. Bamirësi ndaj  atyre  që  lypin  bukuri, kulturë, art  të mirëfilltë. Unë, lypse, u kënaqa  me bujarinë  e Artistëve  të cilët  na e bëjnë  me të ëmbël varfërinë, më poetike  lodhjen.

Vikena Kamenica  – Mexosoprano

Lindita Kotorri – Piano

Nikolla Kondakçi – Violin 

E veçantë  Vikena Kamenica, na solli  një atmosferë  të ngrohtë dhe pa komplekse. Një interpretim  sublim,  i  sugjeruar, besoj pa e njohur, nga një karakter  njerëzor po aq sublim. I preferoj  mexosopranot. Pjesët e dedikuar kësaj  kategorie  kanë zakonisht  një nerv që – sipas meje- nuk duan veç zë për  ti kënduar. 

Edhe sonte  do të fle e ngopur me bukë e Art. 

Shijo pak nga shfaqja:

Vikena Kamenica e Lindita Kotorri

Vikena Kamenica e Lindita Kotorri 2

Nikolla Kondakçi e Lindita Kotorri 

Bukë dhe Art

Po,  hëngra  dhe sonte. Bukë e Art! mjaftueshëm  për të ushqyer shpirtin  tim të pangopur  për  bukuri. Bukuria  e notave, atmosferes, dritave…

Po hëngra dhe sot, falas. U ktheva nën  çadër  e lumtur, me shpirtin  plot.

Enalda Gjoni  – Flaut 

Ingrid  Pulizo – Piano

Ivana Hoxha 

Shiko video  Sidrit Bejleri – Basso Baritono 

 Mos harro të lutëm  të ushqesh  mendjen  dhe shpirtin  me bukurinë  e Artit. Ajo buka  e fortë dhe e vjetër  do të  shtyhet më kollaj. Ha bukë e Art! 

Peshkatarët e perlave 

Peshkatarët e perlave nata  e fundit mbrëmë. Ishte një festë e bukur  për sytë.

Muzika e ndjeshme romantike e kompozitorit Bizet më shënoi  edhe një herë shpirtin.

Vepër e plotë, në levizje. Balet, aktrim, orkestër, këngëtarë,  kori, veshjet, koreografia… çdo gjë më emocionoi. 

Isha kaq afër sa nuk shijova  veç spektaklin por edhe emocionin tek fytyra e vetë balerinëve, të orkestres.  Tensionin, bulzat  e lodhjes, vemendjen, përkushtimin e orkestres. Dallova shijimin e tyre ndersa merrnin  pjesë  në këtë  mekanizëm  magjepseses. 

Ngjyrat e skenes  më ngopen  sytë. Shkëlqimin, rrëzëllitjen  e veshjeve, makjazhin … të gjitha  këto  më çuan në vendin  e preferuar … Ëndrra.

Armando  Likaj

Gerard Akoka 

Inva Mula 

Mos kurseni për artin. Hani  më pak,  vishuni  më  lirë.

Ushqeni  shpirtin…