Hajdeseflasim

Vendimi  është marr titulli do të jetë Hajdeseflasim. 

Letëflasimsishoqe do të mbetet pjesë e blogut si rubrikë.

Plot gjëra  na presin …

Advertisements

Kam nevojë për ndihmë!

Nisa të shkruaja blogun me qejf të madh… pas një viti e ca … jam më e kënaqur se dita e parë! Shumë faleminderit! Kam kaq shumë ide që më vërtiten në mendje … mezi pres ti ndaj me ju! Ka lindur një problem i vogël, emri i blogut. Mendoja se do flisja për gjëra që do të ishin vetëm me interes femëror, gabova! Pra para se të vazhdoj të publikoj dua të ndryshoj titullin e blogut. Më vjen pak keq se u lidha pak emocionalisht, por më mirë tani se më vonë! Jam e lumtur megjithatë që jam në këtë pikë dhe mund të ecim përpara!

2016-10-08-16-44-22.jpg Pra Letëflasimsishoqe mund të bëhet … Më thoni ju! Nëse keni ndonjë ide … mund të komentoni edhe më lehtësisht në Instagram!