Ngjyrat

Ka shumë material për shpjegimin psikologjik të ngjyrave. Nuk do të mundesha të shtoja asgjë asaj që tashmë dihet dhe me kaq hollësi është shpjeguar nga specialistët.

Do shpenzoj veç dy fjalë për to pasi ngjyrat janë shumë të rëndësishme për mua.

Kur rrethohem me ngjyra që më pëlqejnë vërtetë ambienti bëhet i jetueshëm. Por cilat janë ngjyrat që vërtetë më pëlqejnë?

Duket se edhe në këtë, ambienti ndikon shumë, më shumë se ç’mendoja. Fillon që kur jemi të vegjel kur na sugjerohet një ngjyrë më shumë se një tjetër. Apo varet se ku rritemi, ku e zeza është klas dhe hidhet poshtë çdo ngjyrë e gjallë duke e paragjykuar si vulgare. Ose e zeza është veç zi dhe nuk shihet me sy të mirë. Prandaj si për shumë, ngjyra e zemres ka ndryshuar gjatë jetës.

Kam pasur mundësi të shoh shtëpitë e fshatit ku se fundmi mbizotërojnë tonet e bezhes. Subkonshi i tyre bërtet kundër “lajle-lules”. Kur në fakt natyra e fshatit e frymëzuar nga ambienti historikisht frymëzon ngjyra e kombinime të pamendueshme dhe të ndërthurura me folklorin. Prandaj shpesh njerëzit shmangin atë që vërtetë pëlqejnë.

Rëndësia e ngjyrave

Ngjyrat ndikojnë shumë tek ne. Në rradhë të parë, mendo vërtetë për ngjyrën ose shumë ngjyrat që të pëlqejnë. Kupto se cilën prej tyre të përfaqëson. Kupto se si të bën të ndihesh secila prej tyre … Do të vëresh edhe se ndër vite ke ndryshuar po ashtu ngjyrat e tua. Ngjyrat nuk janë vetëm një argument gocash dhe specialistësh së modës. Ngjyrat janë pjesë e jetës dhe nuk duhen nënvlerësuar.

Ke menduar se ndoshta ngjyra e murëve mund të sjellin oreks apo paqe? Apo ngjyrat e bluzës të bëjnë të ndihesh pa motivim?

Prandaj rrethohu me ngjyrat që do dhe që të bëjnë të ndihesh mirë ty.

Provo kombinime të guximshme që të sjellin gëzim. Kombinimi i tepërt mund të jetë një grackë e mërzitshme.

Kam pasur një herë një mur të kuq dhe të tjerët të verdhë … ndihesha një perandoreshë kineze. Ishte energjizuese dhe shumë zbavitëse.

Ngjyrat e shpirtit tim:

Advertisements

Bukë e qofte

Bukë e qofte, të thjeshta, të lira … mbi të gjitha, të mira nuk e di. Ndoshta thjesht jemi mësuar ti hamë. Është shije e zhvilluar nga kujtimet e së kaluarës, nga prakticiteti. Të mira nuk e di – e them se ku dihet ç’ka në atë grirje. Është si një surprizë e vogël që do ta zbulojë stomaku pak më vonë. Nuk kam gjë kundër qoftës jo larg “qofte”.

Por ia vlen nganjëherë të provosh diçka të re? A e di sa zbavitëse mund të jetë për familjen tuaj një darkë duke eksperimentuar shije të reja?

-Kush e di çfarë ha!? – Mos ki merak nuk do helmohesh më shumë se sa me një qofte me përmbajtje të dyshimtë.

-E po ato restorante janë shtrenjtë – Nëse mbledh qofte e soj që konsumon gjatë muajt, të siguroj se herë pas here do arrish ti lejosh vetes një darkë në restorant.

-Sikur të mos më pëlqejë? – Në “qofte” se je mësuar veç me qofte … ka shumë mundësi mos të pëlqesh shumë gjëra. Por jepi vetes një shans për të ndjerë shije të panjohura, nuhatur aroma të reja, ngjyra të ndryshme. Gjithsesi do të kesh një opinion tëndin, e pastaj rikthehu avazit së qoftes!

Në Tiranë ka shumë restorante që ofrojnë kuzhinë ndëkombëtare.

E preferuara e momentit për mua është Chakra jonë . Nuk arrita të bëja foto ushqimit se isha tepër e përqendruar të haja. Shiko më shumë foto tek artikulli i mëparshëm Përvoja e shijes 

IMG-20170913-WA0033

Përvoja e shijes

Ekziston një mënyrë për të udhëtuar. Një mënyrë për të shijuar gjëra të reja. Ngjyra frymëzuese, aroma të panjohura, është ushqimi. Të provosh ushqime  të reja besoj se ndikon  tek mendja jonë. Na hap horizonte, na çliron  nga zakonet e përditshme. Trondit  pak qiellzën e nëmur  nga gjella  e mërzitshme. Kam vënë re se njerëzit që nuk janë të hapur  në ushqim  … janë disi  të mbyllur  në mendje. Kapen  pas një shijeje dhe nuk e lëshojnë.

Kam provuar  ushqimin  Indian. Ishte përvojë intense  shijeje. Mu duk sikur brenda gojës  pati një festë  me fishekzjarrë!  Aromat, erzat, ngjyrat, konsistenca  … dhe enët më çuan  larg  në  ëndrra të ngjyrosura.

Bota jonë nuk është e vetmja, nuk është  më e keqja as më e mira. Bota jonë e vogël duhet  të hapë dritare  sado të vogla që  të futet dritë.

Me siguri do të kthehem te Chakra jonë.

Një restorant  i lezetshëm, ku mund të hash  me qejf  dhe të kapërdish  një kapsulë Indie. Website  i tyre Chakra jonë  ka shpjegime  të kënaqshme  për ushqimin  që serviret.

Ushqimi  bëhet  pjesë  e jona  … nëse ne jemi  çka  hamë, unë po ndihem  pak indiane. Chakra jonë shumë faleminderit!