Jam si deti

Duke dashur detin 

dua dhe veten.

Sepse … jam si deti …

Qetësisht në furtunë.

Advertisements

Veç ji

Veç ji! Mos u mundo  tepër.

Veç ji! Mos u duk tepër.

Shpëlaje veten  nga boja  e tjetrit. 

Shpëlaje  fytyren  nga buzëqeshjet e rreme. 

Ji real! Mos u ngatërro me aktrimin. 

Ji real! Mos u ngatërro  me pëlqimin.

Veç jeto! Natyrshëm …