Shëtitje në mal

20160118_130733Para disa ditësh, ju kujtohen ato ditët më të ftohta? Kur sa nxirrnit hundën jashtë jorganit ju dukej vetja si Di Caprio i Titanikut? Pikërisht, me disa miq u kujtuam të bënim një xhiro në Dajt. Ide e mirë! Por thamë pse të mbyllemi në lokal? Të bëjmë piknik! Ide e keqe! Kurrë mos bëni piknik në borë . . . veç në qofshi eskimez. 😊😆 Gjithsesi kaluam bukur. Bora për ne që e shohim kaq rrallë ka një si lloj magjepsjeje. Magjepsja kaloi shpejt kur filloi mpirja! Ndërsa shihja shokë e shoqe duke lozur me borë vura re se poshtë dëborës kishte lloj lloj plehrash e gropa të hapura. Sa keq thashë, bora më kujton ca njerëz . . . E në mendje u mpiksën këto vargje:

 

E bukur borë e bardhë, e pastër. E butë, e kadiftë
Hipokrite bora, poshtë fsheh plehra, baltë.
Dy fytyra ka bora
Të gënjen me lojëra naive
Fsheh gropa të pabesa
Nuk e di nëse e dua atë bardhësi që fsheh kaq shumë. Gënjen aq shumë.
E bukur bora mbetet . . . por unë kam hall kur të tretet.

Advertisements