Lufta e ankesës

E njihni? Unë po. Është beteja që shpesh dëgjon midis dy njerëzve që duan të bëjnë sikur po interesohen për njeri-tjetrin. Njëri hedh, tjetri pret. Njëri ankohet, tjetri duhet të shtojë të paktën një ankesë, që të fitojë. I pari vazhdon e tjetri, duhet t’ia kalojë. Derisa sfilitet njëri. Derisa njëri duhet të ndihet keq se nuk qenka dhe aq keq. Çfarë fitohet? Fitohet një ndjesi e habitshme krenarie e mbuluar me viktimizëm. E mira nuk ka fund por as e keqja. Prandaj ia vlen apo jo të luftosh.? Sa të kërkosh të mirat më mirë të mburresh me të këqijat. E pra, e si të jetë tjetri më i sëmur se unë, uh po halle? Halle kam unë më shumë.

Ushqehemi me shijen e ëmbël të dhembjeve të vogla të jetës, sikur na bëjnë të ndihemi më të mirë. Sikur meritojmë më shumë. E luftojmë të gjithë këtë betejë, është e pashmangshme. Qenka njerëzore. Kur e luaj këtë lojë më vjen të qesh se e di që kam më pak halle se ty por se si ti rrotulloj fjalët dhe fitoj. E ti ikën i zi sikur nuk ke halle, i zhgënjyer. Disa e duan hallin më shumë se vet jeta. Disave u duhet halli. Sepse çfarë do të ishte jeta e tyre nëse nuk do të kishin një gjë për tu qarë?

Unë dua të humbas luftën e ankesës, më mirë po tërhiqem. Nuk sua të luaj më. Kur jam keq, më mirë nuk po ia them njeriut. E lë të kujtojnë se jam mirë. Se edhe të jesh mirë nuk është faj apo jo? Se kur vuan ia vlen të shijosh çfarë të mbetet. Mua më mbetet ta marr veten me të mirat se sa të rri e të të mbush mendjen njerëzve.

Unë do të ndez qirinjtë, do bëj një dush e do të dëgjoj muzikë, mbase dhe do të kërcej. Unë dhe hallet e mia! Se mund të jem e mirë edhe kështu. Mund të jem e mirë edhe pa dukur fatëkeqe. E po pata një hall, sa të luftoj kot …më mirë po e zgjidh.

candles-pixabay

Advertisements

Ia vlen!

Dua të ndaj me ju atë që bëra sot. Pata mundësinë të shijoja luksin e relaksit në kushte shtëpiake dhe duke mos harxhuar tepër. Masazhi është një nga kënaqësitë më të lashta dhe që ndikon ndjeshëm tek mirëqenia. Shepsh jemi gati të harxhojmë para dhe kohë në kozmetikë, thonj, bojëra  . . . duke harruar se ka një mënyrë më të thellë për ta trajtuar veten. Masazhi nuk zëvendëson ushtrimet, që unë mjerisht përtoj të bëj kaq shumë, por të jep një efekt të menjëhershëm tek trupi.

Tani ka plot mundësi për t’i dhënë vetes një trajtim të mirë dhe cilësor. Ka Spa, apo qendra të cilat ofrojnë shumë shërbime të kënaqshme. Nëse ke lekë mos ngurro! Nëse nuk ke shumë para, përfito nga ofertat! Nga ana tjetër ka disa persona të kualifikuar që ofrojnë shërbime private, dhe për këtë unë kam gjetur të duhurën!

2017-05-24-14-35-58

Ja disa këshilla që e kanë bërë këtë përvojë më të kënaqshme.

  • Stako trurin, para trajtimit mos mendo për asgjë.
  • Përgatite veten me një dush.
  • Hiq komplekset, vendi i trajtimit i panjohur mund të shkaktojë siklet
  • Nëse je në një qendër lejo që të merren me ty
  • Nëse je në shtëpi, përgatit ambientin. Drita e duhur, muzika, aromat.
  • Fol qartë nëse ke probleme shendetësore.
  • Mos fol ose nëse ke qejf të bësh muhabet të jetë i lehtë.
  • Mos mendo për asnjeri.

Për mua masazhi është një nga kënaqësitë e jetës! Ia vlen!