Etika në rrjet 

Ndihesh i bombarduar  nga mesazhet? Sapo hap internetin  nuk din kujt  i përgjigjesh më parë? Takon shoqen dhe e nehur të kërkon llogari  – Hë moj si ma le “seen” ? – 

Nuk ka nevojë ti përgjigjesh!

Na duhet  të jemi online për punë, po flasim  me dikë, apo thjesht  për  qejfin tonë. Ja që … një rrëbesh  tingujsh  na kujton  se miqtë  e dinë  se jemi  online. Mund  të vendosim  opsionin  të mos dukemi  online por sinqerisht dhe sikur mos ta vëmë  … cili është problemi?   Ndihu  i lirë të mos përgjigjesh. Ndihu  i lirë të zgjedhesh kohën të përgjigjesh  kur ke qejf apo mundesh. Mund të lexosh mesazhin dhe të vendosesh ta lësh  “seen”! Po po! Nuk kemi  nevojë  për këto  lloj varësi. 

Pra, anasjelltas  nuk ka pse të mërzitemi nëse  tjetri  nuk na përgjigjet. Të pranojmë  se  nuk jemi  qendra  e botës. Të pranojmë  se tjetri nuk na ka veç  neve  që komunikon. 

Advertisements

Ia vlen!

Dua të ndaj me ju atë që bëra sot. Pata mundësinë të shijoja luksin e relaksit në kushte shtëpiake dhe duke mos harxhuar tepër. Masazhi është një nga kënaqësitë më të lashta dhe që ndikon ndjeshëm tek mirëqenia. Shepsh jemi gati të harxhojmë para dhe kohë në kozmetikë, thonj, bojëra  . . . duke harruar se ka një mënyrë më të thellë për ta trajtuar veten. Masazhi nuk zëvendëson ushtrimet, që unë mjerisht përtoj të bëj kaq shumë, por të jep një efekt të menjëhershëm tek trupi.

Tani ka plot mundësi për t’i dhënë vetes një trajtim të mirë dhe cilësor. Ka Spa, apo qendra të cilat ofrojnë shumë shërbime të kënaqshme. Nëse ke lekë mos ngurro! Nëse nuk ke shumë para, përfito nga ofertat! Nga ana tjetër ka disa persona të kualifikuar që ofrojnë shërbime private, dhe për këtë unë kam gjetur të duhurën!

2017-05-24-14-35-58

Ja disa këshilla që e kanë bërë këtë përvojë më të kënaqshme.

  • Stako trurin, para trajtimit mos mendo për asgjë.
  • Përgatite veten me një dush.
  • Hiq komplekset, vendi i trajtimit i panjohur mund të shkaktojë siklet
  • Nëse je në një qendër lejo që të merren me ty
  • Nëse je në shtëpi, përgatit ambientin. Drita e duhur, muzika, aromat.
  • Fol qartë nëse ke probleme shendetësore.
  • Mos fol ose nëse ke qejf të bësh muhabet të jetë i lehtë.
  • Mos mendo për asnjeri.

Për mua masazhi është një nga kënaqësitë e jetës! Ia vlen!