Etika në rrjet – Respekti 

Për  shumë vjet  nuk kisha  asnjëlloj profili  në  rrjete  sociale. Besoj se nevoja  për privacitet ishte shumë  e fortë. Kisha shumë  bezdi  të dija  se fotot e  mia ishin  ekspozuar nga të tjerët  me të tjerët. Akoma e kam  nëse  të paktën  nuk më bëjnë  tag.  Prandaj  i kuptoj shumë  mirë  ata që nuk duan ti përdorin, madje as nuk duan që të postohet  ndonjë foto e tyre. Patjetër që duhet respektuar mendimi i tyre.

Megjithatë, duhen respektuar  ata që i përdorin. Tashmë,  dashje  pa dashje  janë  pjesë  e jetës  moderne. Ne mund të zgjedhim  të lajmë  me dorë  por nuk do të shanim  ato që përdorin  lavatriçen.

Rrjetet sociale  sot përdoren  për punë, reklamë, për qëllime  shoqërore, art etj. Përdorimi i tyre të lejon  të ndjekësh  interesat e tua, të jesh në kontakt me miqtë  që kanë të përbashkëta  me ty. Megjithatë përdorimi i lavatriçes  edhe prish  rrobat  nganjëherë, prandaj duhet  të dish  ta përdorësh.

Çdo  rrjet  ka disa opsione  ku ti mund të mbash  nën  kontroll  privatësinë, komentet, madje dhe  sugjerimet  nga vet rrjeti  të cilat  bazohen  mbi pëlqimet e tua.  Lexo mirë se si përdoren  dhe nuk do të bëhesh  pishman.

Respekto  ata që  nuk duan  ti nxjerrësh në rrjete. Respekto ata që kënaqën duke ndarë  çastet  e tyre  me të  tjerët.

Advertisements

Etika në rrjet 

Dëgjova dikë që tha:  -“Likes” në Instagram  janë bërë si qokat!- Sa e vërtetë!

Po zëvëndësohen  marrëdhëniet njerëzore me dërgime emoji patetike.

Qokat  le të mbeten qoka njerëzore. Nëse për  shpejt komenton  në  Instagram apo Facebook, kjo nuk i zëvëndëson as urimet as ngushëllimet.

Nëse mendon se një mesazh  mjafton, përpiqu të shkruash fraza nga zemra.

Etika në rrjet

Mos e merrni seriozisht  jetën në rrjete  sociale. Nëse nuk pëlqejnë  atë që pëlqeni  ju nuk do të thotë se ju urrejnë.

Jeta vazhdon!

2017-05-16-15-22-41.jpg

Image by Samuela K. Support new Artist!

Etika në rrjet – Spam

A e dini çfarë është një spam? Sigurisht, apo jo? Ndoshta ju shkon mendja tek lista juaj email-ve e cila është plot me mesazhe të pa dëshirueshme. Në fakt do të thotë postim i shumëfisht dhe i tepërt.

Mund të jenë reklama të ndryshme, oferta për të bërë para shumë shpejt, shpesh të dyshimta. Sa për këto e dini vet, shpresoj!

Mjerisht dhe ne jemi Spammer nganjëherë. Po, edhe unë e kam bërë, nga dëshira e mirë dhe totalisht me motive të mira.  Kujt nuk i ka ndodhur të dërgojë një link (lidhje) të gjithëve me radhë pa e menduar gjatë? Ndoshta kemi dashur të reklamojmë diçka, ose thjesht kemi dashur të dërgojmë atë videon me trëndafila kaq të bukur! Ok, kjo nuk quhet tamam spam i rrezikshëm, por i ngjan goxha. Kur dërgojme të njëjtën gjë të gjithëve është një lloj spamming dhe kjo ka disa pasoja.

  • Është shumë e sikletshme të zbulosh më vonë se u ke dërguar diçka të pasaktë apo pa shije shumë vetave.
  • Ngarkohen pajisjet.
  • Nuk pëlqejmë të gjithë të njëjtat gjëra, ose jo në të njëtin çast.
  • Mund të acarojë ata me të cilët nuk ke kontakt të vazhdueshëm duke lënë një shije të keqe.
  • Harxhon kohë dhe jo veç tëndin
  • Mërzit shumë nëse personat marrin të njëjtin mesazh nga shumë veta dhe kjo të shqetëson, më besoni!

Rrjetet sociale janë të lezetshme dhe të dobishme dhe duhen shijuar! Ja disa keshilla per ta bërë më të këndshëm përdorimin e tyre.

  • Para se te dërgosh diçka pyet nëse ka dëshirë, ose nese zakonisht i ka qejf.
  • Provo të dërgosh një herë, nëse merr heshtje si përgjigje, mos insisto!
  • Nese ia vlen vërtet të shpërndash diçka bëje duke bashkëngjitur një përshkrim të shkurtër e të mirësjellshëm.
  • Ki kujdes të shpërndash imazhe apo informata që mund të shkaktojnë ndjenja të pakëndshme.
  • Mos mendo se je i vetmi që di të dërgosh, prandaj ka shumë mundësi që diçka që është përhapur tashmë t’i ketë arritur të tjerëve.

Nëse je një Shpërndarës i thekur, përdor ato lloj rrjetesh që janë posaçërisht për këtë si Instagram etj.

Përdorimi i mirë i rrjeteve të lehtëson jetën dhe të pakëson stresin . . . dhe atë që i shkakton të tjerëve. Jo të gjithëve u pëlqejnë videot me trëndafila . . . për shembull unë trendafilat i kam në oborr . . .

IMG-20151116-WA0000