#letëflasimsishoqe #Oui!Oui!

20170530_121741

Para disa javësh zbulova një butik të lezetshëm. Oui!Oui! Rrallë gjen një person që të buzëqesh në hyrje dhe kaq komunikues sa pronarja e këndshme e këtij dyqani.

Ne gra kemi nevojë që shitësja të jetë si një shoqe që na do të mirën. Një shoqe që nuk na bën të ndihemi keq për kilet e tepërta apo për dobësi, atë e dimë vet! Duam një shoqe që na bën të ndihemi të bukura! Durimi i së cilës na bën të zgjedhim diçka të bukur për vete.

20170530_121121

Tek Oui!Oui! do të gjeni ambientin e duhur për ta trajtuar veten ndryshe.

20170530_120904.jpg

Ka veshje të zgjedhura me kujdes dhe të veçanta për të gjitha shijet!

Oui!Oui! Rr. Muhamet Gjollesha

Ndiqni në Instagram: @oui.oui.shop

 

 

Tek lokali i lagjes

2015-09-13-22-07-20

I thash pronares së lokalit të më rezervonte një vend në orën shtatë të darkës. Pak kohë më përpara solla nga shtëpia disa orendi… jastëqet e shtëpisë, mbulesë, lule dhe qirinjë.

E zbukurova vendin sipas dëshirës. Habia e njerëzve nuk më shkurajoi. Sytë e njerëzve kurioz nuk  më ndalen. Vendosa lule. Mora me vete kavanozat me tyl të cilët kësaj radhe i përdora si vazo lulesh. Pronarja ishte shumë e mirë dhe më dha nja dy shandane të vogla shtesë.

Atij… i thash zbrit pije një kafe… sa të bëj darken gati. Atje kishte tashmë të porositur një aperitivë nga ana ime tek këndi i rezervuar. Do të kisha dashur të shihja fytyren e tij. Pak minuta më vonë zbrita me koshin e piknikut. Normal, isha veshur për rastin… Pronarja e lokalit më ndihmoi me pak muzikë ndërsa hyja në lokal. Ishte një çast kaq i bukur dhe romantik! Surpriza funksionoi! Ai nuk e priste fare. Pas pak erdhi kamarieri me gota Martini, që i pata porositur më parë dhe këto. Menuja ishte e thjesht, kikirika, fruta të thata, bukë të thekura të vogla dhe salcra pikante. Ishin të mira, por qëllimi nuk ishte ushqimi. Qëllimi ishim ne. U rrethuam nga hija e dashurisë sonë.

Për nja dy orë atje tek lokali i lagjes, pa shpënzuar dhe pa levizur shumë shijuam një nga mbrëmjet më të bukur të jetës sonë. Ai kënd u trasformua në një ishull.

Nuk e fsheh  të gjithë na shikonin të çuditur. E dini çfare? Nuk na interesoi fare!

Nëse do të bësh një surprizë mendo për tjetrin e jo për veten! Hiq komplekset! Ki mendjen tek detajet! Kjo dotë thotë se nuk ka rëndësi vetëm sa ha apo çfarë por dhe si. Ka rëndësi atmosfera që krijohet. Nuk vlen sa lek harxhon por sa mendje shpenzon. Kjo ndihet dhe tjetri do të mbetet i kënaqur. Fotoja sipër ju jep pak idenë e atmosferës që u krijua atë mbrëmje.

A keni provuar diçka të tillë?  Do të kisha shumë qejf të dëgjoja nga ju ç’mendoni!

Shumë faleminderit për suportin dhe  mos harroni të regjistroheni që të merrni të rejat në inboksin tuaj!

Hajdeseflasim!

Mos hidhni kavanozat!  

Jo jo kurrë. Me pak tyl, të gjithë kemi në shtëpi, dhe spango . . . mund të krijohet diçka që i jep atmosferës ngrohtësi dhe shije. Mund të përdoren me qirinj ose si vazo lulesh. Si në shtëpi por edhe për të zbukuruar ambientin e një dasme . . . pa harxhuar trashëgiminë e babait. 😂😉 Shumë faleminderit që më ndiqni! Mos harroni ta “pëlqeni” e të komentoni dhe pse jo të bëni share! Ju përshëndes!

Çantë grash apo grua çantash?

Po sikur ti ndanim thjesht fare gratë ne dy kategori? Gra që mbajnë gjithmonë çantë e të tjera që nuk mbajnë kurrë.

Tani, komentet e mia nuk janë ndonjë studim psikologjik, është veç një ide e imja. Ide që kam krijuar rastësishëm duke vëzhguar rreth meje dhe sinqerisht edhe vetën! Mund të jetë e gabuar . . . por mbase  jo. 🙂

Ja që gratë “pa çantë” më japin përshtypjen si gra të forta, të cilat nuk kanë nevojë për 100 “budallëqe” të kota. Janë shpesh pragmatike, praktike dhe punëtore. Vijnë vërdallë të sigurta me teknologjinë më të fundit. A ju kujtohen celularët e tmerrshëm në qafë? Praktikë ndoshta, por tmerrësisht të shëmtuar! Lumturisht ajo modë kaloi shpejt! Nejse gratë pa çantë nuk kanë nevojë për shumë. Përveç të domosdoshmes, minimales . . . asgjë. Disa (lum ato) ndihen mjaft të bukura sa nuk ndjejnë fare nevojën  të rregullohen gjatë ditës. Inteligjenca i mjafton, dhe mendojnë se nuk kanë nevojë për asgjë tjetër. Ose ose . . . ndihen kaq të pasigurta sa fshihen pas një shijeje mashkullore dhe të fortë. Nëse për ndonjë arsye absurde do të kishin një çantë, me siguri do të ishte një çantë njëngjyrëshe! Një çantë e trishtueshme, neutrale, e mërzitshme por më cilësi të lartë. E madhe, e rehatshme mbase me xhepa. Për to çanta është një mjet. Po brenda? Edhe gjen ndonjë gjë, minimumin dhe super të organizuar. Çantë zyre? Do të gjesh shkresa. Çantë pazari? Do të gjesh portofolin dhe perimet. Çantë e vogël për shëtitje? Nuk bëhet fjalë . . . dhe nëse e marrin e harrojnë në makinë. Në fund nuk dihet nëse këto gra janë kaq të mbushura në vetvete, me suksesin e tyre, tmerrësisht të sigurta sa vërtet nuk kanë nevojë për asgjë . . . Ose janë bosh, pa ngjyrë, të shkretuara. Mbase duan thjesht të ndihen të lira.

“Gratë me çantë” ndryshe nuk bëjnë dot pa të. Nuk mund të dalin absolutisht kurrë pa çantë, për asnjë arsye. Duket se pasiguria e tyre është kaq e theksuar sa nuk ndihen kurrë të plotësuara, të mjaftueshme. Nuk mund të ndihen vetëm. Çanta  vlen si urë për botën e jashtme por edhe si kufi. Gratë me çantë literalisht nuk dinë të ecin pa to. Janë të varura ose në simbiozë të çuditshme me çantën e tyre. Budallallëk ndoshta . . . mendjelehtësi, jo më kot bëhen shpesh pre e talljeve nga burrat. Pasiguria, mbase, i çon të marrin me vete pasqyrën e vogël për t’u kontrolluar herë pas here, buzëkuqin dhe çdo gjë tjetër për të qenë gjithmonë në rregull. Është edhe dëshira për të qenë në lartësi e duhur në çdo rast. Për të qenë në rregull dhe e pëlqyeshme. Gruaja me çantë duhet të përkufizohet medoemos si gruaja “me çanta”, sepse ka shumë! Një për çdo rast, stile veshjeje . . . dhe për disa për çdo gjendje shpirtërore! Çanta duhet të jetë e bukur, me stil, cilësore dhe plot! Çanta duhet të vihet re por dhe të jetë plotësim i tërë figurës femërore. Çanta duhet ta përfaqësojë. Po brenda? Mund të gjesh çdo gjë. Bllok e laps, portofol, kuletë tualeti plot e përplot me produkte. Mund të gjesh ilaçe të ndryshme, fije dhe gjilpëre, krehër, shami letre, shami letre të lagura, parfum, karamele . . . dhe kush e di tjetër! Midis pasigurisë dhe pak çmenduri . . . besoj se fshihet një botë e tërë! Një botë shumëngjyrëshe në evoluim pikërisht si çantat. Do thosha se Gruaja me çantë është paksa e çuditshme, por të hyn në punë si shoqe. Nëse e takon rrugës dhe ke dhimbje koke me siguri ka ilaçin e duhur. Nëse rastësisht del një takim i papritur . . . ajo mund të improvizojë një makijazh dhe kapje flokësh në pak minuta. (Njoh dikë që mbante një bigudinë gjigante gjithmonë me vete!)

Tani nuk dua të analizoj shumë as ti hyj të thellave. Nuk dua të jem kategorike . . . por di që ka ca gra që pa çantë nuk rrinë dot. Në fakt dhe unë s’rri dot. Është kaq e lezetshme të kesh me vete botën tënde të vogël. Po ti, ke çanta grash apo je grua çantash?