Bisedë mençurie

-Pse je bërë kaq i thartë? Pse kaq i vrazhdë?

-Nuk është faj im, të tjerët më kanë bërë ashtu. Më kanë zhgënjyer shumë dhe shumë herë!-

-Çfarë të kanë bërë? –

-Më kanë zhgënjyer, mashtruar, më kanë përdorur. Kanë përfituar nga unë. Prandaj vendosa të jem i keq e ti largoj të gjithë. Nuk dua më të ndihem i shfrytëzuar. –

-Atëherë nuk është nevoja të bëhesh më i vrazhdë por më i zgjuar. Vazhdo të jesh i sjellshëm, jo budalla. –

Nëse ndihesh i shfrytëzuar mos u bëj më i vrazhdë por më i zgjuar
Advertisements

Rri me njerëz që të frymëzojnë

Hajdeseflasim  për ato lloj personash që kalojnë në jetën tuaj për pak çaste dhe ndryshojnë gjithçka. Të ngjisin dashurinë për jetën dhe energji pozitive. Me ta kënaqesh jo veç se ata vet janë interesant dhe të mirë, por të bëjnë të ndihesh dhe vet po i mirë. Nxjerrin më të mirën nga ty. Nxjerrin më të mirën, atë të mirën që dhe vet kishe harruar se kishe… se paske akoma.

Edhe nëse shkurt takimet me këto persona janë të dobishme, gjithmonë ndihesh i mbushur, i kënaqur. Gati për të jetuar jetën ndryshe, me motive të reja, me forca të reja. Qëndro mës shumë me persona të tillë, dhe kufizo njerëzit negativë vetëm me takime të nevojshme. Mjerisht disa  të njerëzve më pozitivë mund të banojnë larg, por ja që Interneti na hyn në punë. Mbaj kontakte me këta, shkruaj, lejo të të shkruajnë, ndoshta pa dashje edhe ti do të jesh frymëzim për ta.

Qiell-Hajdeseflasim

Miqtë e mirë respektojnë vendimet e tua, bëhen krah në projekte, ëndërrojnë me ty.

Keqkuptim apo “moskuptim”? 

Sa lehtë e shpesh  i japim fund bisedës me: -me siguri  ka qënë keqkuptim-. Sigurisht, ashtu  do të jetë.  Sigurisht ashtu  leverdis  të jetë! Nuk ka shpjegim tjetër as shpëtim tjetër!

Në disa raste le ta quajmë “moskuptim”. Po po, se ç’emër t’i japësh  kur nuk duan të kuptojnë?  Ç’emër t’i japësh kur më mirë  i uron  të jenë  të mangët…

Keqkuptimet lindin, lindin tek njerëzit që kuptojnë…e nganjëherë gabojnë.

“Moskuptimet” lindin tek njerëzit  që nuk duan  të gabojnë  dhe vendosin  të  mos kuptojnë.

Zgjidhja? Unë e kam gjetur me dhembje  dhe rrugë të gjatë. Kur nuk duan  të kuptojnë  është  vendim  dhe duhet  respektuar. Çfarë provoj të bëj?

  • Ndal se shpjeguari, koha është thesar.
  • Vazhdo të sillesh  me edukatë
  • Pak largësi nuk vret njeri
  • Hapi derën  miqësive të reja, të duhura.

Karikatura nga @lascelta_migliore

Vajzë Prishtinase

 

2017-06-12-14-45-42

Vazhdoni me leximin e “Vajzë Prishtinase”

#letëflasimsishoqe 

Po po le të flasim! 😂 Kjo do jetë një hapësirë veç  për “shoqet”. Atëherë mendova të ndaj me ju pazarin e sotshëm. A nuk bëjnë kështu shoqet?

 Ndjeva nevojën të organizoja  pak trurin dhe thash të filloj  nga dollapi. 😊

Gjeta këto kosha  të leverdisshëm. Do ti përdor si “sirtare”. Dollapi është  pa kanate…Ndoshta  do t’jua tregoj një  ditë.

Këto kutiçka të palosshme janë fiks  për të organizuar  sende të vogla  dhe të brëndshmet … janë shumë lirë.

Këto kutia prej cope janë shumë të bukura… Pak Paris duhet gjithmonë. 😍

Kam vënë re se të vë në rregull sirtaret  më ndihmon të vë në rregull  mendimet… 😉  – Blerjet i bëra tek Jumbo

 

Adoleshente e mençur!

Para disa ditësh pata kënaqësinë të njihja një vajzë nga fundi i adoleshencës. E ëmbël, e ndrojtur, e dëlirë si pak. Mendova se vajza të tilla ishin sosur . . . Mjerisht kur ke një të ri përpara, të vjen natyrshëm të mendosh se duhet ta ndihmosh. Po, futesh në rolin e të gjithdijshmit. Fillon me leksione të gjata, të mërzitshme. Nejse, ndërsa flisnim ajo këputi një fjali mbresëlënse. Duke folur për shoqërinë tha:

image

-Që të gjesh shoqe të mirë duhet të jesh shoqe e mirë e vetes-

Sa e habitshme! Mua më janë dashur vite që ta kuptoja e ta pranoja. E po kaq vite që të arrija të bëhesha shoqe e mirë me veten. U ndjeva lehtësisht xheloze që ajo e dinte këtë që 18 vjeçe ndërsa mua më është dashur të pres e të vuaj ca . . .
Mësova se gjithmonë mund të mësosh edhe nga më të rinjtë. Mësova se nuk duhet të kem mendjen të jap leksione por dhe të dëgjoj . . . e të marr nga të rinjtë.
Ç’mendoni për thënien?