Shetitje në Korçë

Disa shtëpi heshtin ka ca kohë, bien të lodhura, syrrëzuara. Copë-copë bien tullat, suvatë antike. Bojërat  e shqitura  zbulojnë shijen e parardhësit. Bien erë  dru, të kalbur. Lulet  s’dinë të çelin  më … as pranvera  nuk mjafton.

Prap, besoj se mjafton një tregim  i pasaktë, një thashethem plakash, qe ti jepte përsëri … lavdi, dritë, ngjyrë. Sikur për një çast  të fundit. Duke çelur  portën, duke çelur histori të ndërlikuara dashurie, ndarje, ikje, rinie. Projekte madhështore, frika, luftëra, premtime dhe fjalë miqësie… të cilat  si shi rreshqitën në fund  të kalldrëmit përgjithmonë.

Advertisements

A mbahet qeni në shtëpi? 

Në momentin  që Perla hyri në jetën  tonë na ra një  shi këshillash në kokë. 

Qeni nuk mbahet, qeni nuk mbahet në shtëpi,  qeni mban erë  tërci -vërci  … madje se fundmi më thanë  se paska  energji  negative. 

Mirë, bëra  ca kërkime, që në lashtësi pothuajse në të gjitha kulturat  e zhvilluara  mbaheshin  kafshë veç  për shoqeri. Madje këto ishin nganjëherë  kafshë  që sot nuk mund të quhen  shtëpiakë. Më vone mësojmë dhe nga historia  e përcjellur nga pikturat se shpesh edhe në Evropë  paraqiten  njerëz  zakonisht  të një farë shtrese  sociale me kafshen  e tyre  të preferuar. Vet fjala  “kafshë  shtëpiake” na sugjeron  zgjidhjen  logjike. 

Normal mbajtja  e një kafshe  kërkon  disa përgjegjësi dhe përkujdesje.  Gjithsecili nga ne duhet  patjetër të mendohet para se ta marrë. Të jetë  i vetëdijshëm se duhet çuar tek veterineri  dhe të bëjë vaksinat. Gjithashtu të jetë i sigurt se nuk ka alergji  apo probleme  të tjera  që bien ndesh me shendetin. Mbitëgjitha t’i dojë.  Kafshët  nuk janë orendi  apo lodra. Prandaj nëse nuk mund ta marrësh  përsiper  mos merr më mirë ose merr një peshk. 

Qeni ka nevojë për një farë  lloj  stervitje. Për vete nuk kam qejf  ta ekzagjeroj  pasi dua që Perla  të mbetet  sa më shumë  qen të jetë e mundur. Shtëpia  ka gjithmonë  levizje, shapka  dhe lodra të saj  verdall. Viti  i  parë është  i vështirë. Por a nuk është  njësoj me njerëzit? 

Dashuria  që të fal qeni  është  veç  një shtesë  e mirë  jetës.  Unë jam bërë pak më e mirë që kur Perla është me mua. 

Po, për mua qeni mbahet  në shtëpi. 

#letëflasimsishoqe 

Po po le të flasim! 😂 Kjo do jetë një hapësirë veç  për “shoqet”. Atëherë mendova të ndaj me ju pazarin e sotshëm. A nuk bëjnë kështu shoqet?

 Ndjeva nevojën të organizoja  pak trurin dhe thash të filloj  nga dollapi. 😊

Gjeta këto kosha  të leverdisshëm. Do ti përdor si “sirtare”. Dollapi është  pa kanate…Ndoshta  do t’jua tregoj një  ditë.

Këto kutiçka të palosshme janë fiks  për të organizuar  sende të vogla  dhe të brëndshmet … janë shumë lirë.

Këto kutia prej cope janë shumë të bukura… Pak Paris duhet gjithmonë. 😍

Kam vënë re se të vë në rregull sirtaret  më ndihmon të vë në rregull  mendimet… 😉  – Blerjet i bëra tek Jumbo

 

Mos hidhni kavanozat!  

Jo jo kurrë. Me pak tyl, të gjithë kemi në shtëpi, dhe spango . . . mund të krijohet diçka që i jep atmosferës ngrohtësi dhe shije. Mund të përdoren me qirinj ose si vazo lulesh. Si në shtëpi por edhe për të zbukuruar ambientin e një dasme . . . pa harxhuar trashëgiminë e babait. 😂😉 Shumë faleminderit që më ndiqni! Mos harroni ta “pëlqeni” e të komentoni dhe pse jo të bëni share! Ju përshëndes!

A ishte grip? 

Thonë se ishte grip . . . Mua m’u duk murtajë! 😨 Me plot gojën them se ma mori shpirtin! U mata disa herë të shkruaja blogun ishte e pamundur! Tani, them se ia hodha. 🙂 Megjithatë, u përpoqa të vazhdoja të jetoja . . . Edhe një grip i thjeshtë mund të të bllokojë aktivitetet . . . dhe pastaj bie shi, shumë shi dhe e gjen veten si mjerane midis shurupeve dhe shamive të letrës! Kësaj radhe vendosa të ndryshoja. Çfarë bëra?

1 Vura çarçafët e mia të preferuara. Mos mendoni se vetëm mysafirët i meritojnë!

2 Vesha pizhamet më të bukura! Një palë që bleva me ofertë tek Golden Point! Hidhi një sy, gjatë ofertave kanë çmime konkurruese!

3 Shijova kohën time. Në fund të fundit rrallë herë ndodh të jesh e justifikuar të rrish vërtetë pa bërë gjë? U kënaqa duke lexuar e lundruar online.

Nëse kur je sëmurë arrin të gëzosh e të mos ulësh cilësinë e jetës të paktën do kesh veç grip e jo mërzinë.

Takohemi shpejt

Letëflasimsishoqe

Me shumë flori…😁

Të dashura shoqe! Ju kujtohet postimi për sendet e lyera me flori? Nëse jo, shikoni postimin “Në dimër. . .” Po ndaj me ju nja dy foto. Nëse ju pëlqen diçka ju lutem mos harroni të shtypni yllin = më pëlqen. Rrofshi;)

image

Kjo është një çmenduri e di, por për ato që ndjekin Pinterest nuk është e panjohur!  Nëse keni një rende të vjetër . . . pasi lyhet do të mbajë vëthët tuaj!

image

Ja ku janë dhe kornizat . . . Ishin të vjetra dhe nuk rrinin dot afër me njëra-tjetrën se ngjyrat ishin ca në betejë. 😂  Gjithashtu një shishe e vogël qelqi . . . nuk di nga erdhi . . . tani e pëlqej shumë. Mimozat janë pak të trishtuara, ju premtoj se do ti heq!!! Jam mjaft e kënaqur se si dolën . . . dhe shumë lirë! Provojeni me çdo ngjyrë që preferoni!
Kalofshit mirë!

Letëflasimsishoqe

Në dimër . . .

Na kap një mërzi e përbashkët. Sidomos për ata si unë që funksionojnë me energji diellore. Ndjeva një ditë dëshirën e një drite floriri, të ngrohtë. Ashtu si dielli në dimër edhe gjëra të reja janë luks këto kohë. Atëherë bleva një bojë “spray” ngjyrë floriri. (Mund ta gjeni në çdo dyqan materialesh ndërtimi) Sinqerisht mora kot, leva tavolinën e mesit, disa korniza shumë të vjetra, shishe parfumi të mbaruara. Të gjithë kemi diku ndonjë gjë që na vjen keq të hedhim. Pranojeni! Me vetëm 300 lek mbusha shtëpinë me sende të reja. Si thonë gjyshet – Njeriu vuan për mend e jo për pare – 🙂 Nëse doni të shikoni edhe sende të tjera që kam lyer veç shkruani tek komentet. Kalofshit mirë!

IMG_20160116_073509