Paradoks

Shqipëria ka shumëllojshmëri natyrore marramendëse. Gjen male të thepisura dhe det të qelqët. Gjen kodra të buta dhe rrëke të freskëta. Sot gjen qytetin e Tiranës bashkëkohorë, modern, të shpejtë, disi në qejf. Është qytet ku pihet happy hour, ku u përshendetet me Ciao, Bye bye.

Tirana, ku paradokset janë si buka që ha.

Advertisements

Muri i Berlinit 

A e dini se në Tiranë është një pjesë e murit të Berlinit? Muri u ndërtua më 1961 dhe u shemb më 1989. Më pëlqejnë muret … e shembura.

E shoh murin përfaqëson lirinë.

Muri i Berlinit - Hajdeseflasim
Më pëkqejnë muret… të shembura

E shoh murin… kujtoj muret e mia. Muret që çdo ditë ndërtoj, që rregullisht mirëmbaj. Frika, paragjykimi, kufizimi, pesimizmi, nënvlerësimi. Mure gjithnjë e më të larta. Më të pakapërcyeshme. Mure që kur mi shemb ndokush të më çlirojë, i rindërtoj me vrap që të mos më shijojë liria. Po, se muret e betonit u shembkan kollaj e copa-copa u bënkan, sa na e sollën një çik dhe këtu. Po të miat, të tuat vështirë të rrëzohen.

Sot 1989a nuk është, nuk jam as në Berlin. Po murit tim i erdhi fundi. Do ta rrëzoj e kurrë më mos ta ndërtoj.